Berisha zgjeron grupin parlamentar, bashkohet edhe me Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mundur të marrë edhe dy deputetë që ishin mbështetës të grupimit të Lulzim Bashës. Po ashtu Berisha mësohet se ka pasur edhe një takim me kreun e PL-së Ilir Meta, ku kanë folur për aksionin opozitar dhe zhvillimin e protestave për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka zgjeruar më tej grupin e tij parlamentar. Atij i janë bashkuar dhe dy deputetë, ai i Beratit, Tomorr Alizoti dhe ai i Dibrës, Xhelal Mziu. Kështu Berisha e forcon më shumë grupin e tij parlamentar por edhe opozitën duke bashkëpunuar me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti qëndrimin e tij se rruga e vetme është protesta të gjata dhe të qëndrueshme me qëllim për të shkatërruar këtë regjim. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Berisha deklaroi se ky është pushteti i dhunimit të votës, ndërsa patronazhistët i quajti terroristë të kuq të votës. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dy ditë më parë, është takuar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky takim, që ka zgjatur 1 orë e 30 minuta, është zhvilluar për të diskutuar rreth aksionit opozitar. Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se “pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe”. “Kjo është plotësisht e ligjshme, sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë”, theksoi kreu demokrat. Berisha theksoi se “Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”. “Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ti mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë. Zonja dhe zotërinj, anëtarë të kryesisë dhe sekretarë të PD. Në këtë vend nuk zbatohet më asnjë ligj. Institucionit janë në funksion të pushtetit absolut të Ramës. Qytetarët janë të përjashtuar nga gjithçka. Nuk ekzistojnë qytetarë në Shqipëri, sepse ekzistojnë interesa të kësaj nomenklaturë të kalbur. Përgjigjja popullore ndaj tyre është rruga më jetike, më e domosdoshme dhe është detyra jonë që këtë mesazh ta përcjellim në çdo zemër, në çdo votër e derë të shqiptarëve. Ky pushtet është pushteti i dhunimit të votës. Askush nuk mund ti diktojë shqiptarë të pranojë një pushtet që vjen nga vota e dhunuar e patronazhistëve, terroristë të kuq të votës. Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”, tha Berisha.

Lexo edhe :  "Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por..."

Katastrofa energjitike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e Kryesisë se kryeministri “Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike duke shkelur ligjet e vendit që mbrojnë digat, që nuk lejojnë zbrazjen e digave deri në datën 1 shtator nën nivelin 284 metër”. “Sot, digat janë nën 270 metër. Për dy arsye: duan të sjellin errësirën, që të justifikojnë aferën e tmerrshme të kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi, të cilët shpenzojnë 520 mijë euro naftë dhe kanë qira ditore prej 92 mijë eurosh. Ky i zbraz digat, por gjeneratorët që punojnë me mazut, me përqindje të tmerrshme squfuri, për Vlorën janë sikur të fusësh 100 mijë automjete që bëjnë 100 kilometra çdo ditë në Vlorë”, tha Berisha.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV