‘Familja s’do të paguajë për të’, miqtë e spiunes ruse kërkojnë para për avokatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Svetlana Timofeeva u la në burg nga gjykata e Elbasanit pasi dyshohet si e përfshirë në incidentin e Gramshit të 20 gushtit.

Mirëpo, për lirimin e 33-vjeçares ka nisur një donacion online për Svetlana Timofeevën ku kërkohet një mbledhje fondesh për një avokat për mbrojtjen e Lanës (emri që njihet në rrjete sociale).

Miqtë e ruses nisën të mblidhnin para për të paguar avokatin, i cili do të merret me çështjen e saj.

Përmes Gofundme, ata arritën të siguronin deri në 4 mijë euro. Por ata i kanë humbur këto para, pasi kjo nismë e tyre është ndërprerë në mes, pasi platforma nuk autorizon përdorimin e saj nga persona të sanksionuar.

“Ka një listë të personave të sanksionuar si zyrtarë të medias, ata që propagandojnë, spiunë dhe emri i Svetlana nuk është në këtë listë. Lista e territorit e të sanksionuarve është në republikat e pavarura sovjetike në kufi me Ukrainën, kështu që këto para do të përdoren në Shqipëri, për të paguar avokatin e Svetlanës në Tiranë i cili është një shtetas shqiptar dhe nuk ka lidhje me Rusinë,” u shpreh Anastasia, shoqe e Svetlanës.

Ajo thotë se nuk do të ndalen, por do të sigurojnë para me çdo kusht. E pyetur nëse familja e saj është në gjendje të financojë, ajo habit me përgjigjen.

 “Mendoj se për shkak të disa arsyeve familja nuk do të përfshihet. Disa rusë na kanë dhuruar para, do të marrim borxh disa para dhe të shpresojmë që Gofundme të rikthehet në funksion,” – deklaroi Anastasia.

Akuzat për spiunazh dhe dhënie informacionesh sekrete që rëndojnë ndaj Svetlanës, ajo i cilëson qesharake.

 

Të fundit

Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kufizojnë “pjesërisht” thirrjet përmes aplikacioneve të mesazheve Telegram dhe WhatsApp, hapi i fundit...

“Vetëm valixhja na ka mbetur”/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Nga Sandra Cvetkoviq, REL Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të regjistrohet. Ai e bëri këtë nga...

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të cilët sot kanë vijuar disa...

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

Lajme të tjera

Web TV