Firmosen marrëveshjet në Beograd/ Vuçiç: Gjithçka tonën, do e ndajmë me Shqipërinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak minuta më parë në kuadër të Ballkanit të Hapur janë nënshkruar edhe disa marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bëhet me dije se janë nënshkruar 4 marrëveshje në Beograd që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore si dhe marrëvedhje për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë.

Marrëveshet e nënshkruara sot në Beograd:

1.Marrëveshja e sigurisë ushqimore

2.Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor

3.Marrëvedhja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë

4.Plani operativ në fushën e emergjencave civile

Në samitin u mbajt ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, si dhe kinematografisë e aktiviteteve audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli për krizën energjetike duke thënë se po afrohet një dimër i vështirë. Vuçiç tha se BE duhet të ndihmojë Ballkanin ndërsa shtoi se e ardhmja duhet t’i gjejë të përgatitur dhe do të punojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për këtë situatë.

“Kompanitë tona, fermerët tanë e dinë që ko nismë është tejet e rëndësishme për ta. Lidhur me grupin e krizave. Një dimër i vështirë po afrohet. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE. Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blerë sasitë e nevojshme të energjisë do të jetë shumë e rëndësishme dhe e shkëlqyer pë rtë gjithë vendet tona. Është një barrë edhe e tyre për t’i mbijetuar dimrit. Kemi folur për rëndësinë e projekteve energjetike. Po të kishim gazsjellës më të mirë me MV do kishim situatë më të mirë me energjinë se do të përdorim kapacitetet kur nuk ka gaz. Jemi në vështirësi në të dyja anët. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin, ne nuk e kemi. Do të shohim çfarë është më e mira që do të bëhet për palët.

Çdo vendim për prodhimet bujqësore apo mishit nuk do i referohet vendeve të Ballkan i Hapur. Gjithcka do të kemi nevojë për vete, cdo gjë që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Jam i lumtur për gjithcka që ia dolëm të organizojmë dje dhe sot. Është një nder i madh që të jesh pjesëtar i Ballkanit të Hapur. Jam shumë krenar që krijuam dicka të tillë. Ne mund të ecim jo vetëm krah për krah por edhe të jemi më mirë se pjesa tjetër e  botës”, tha Vuçiç.

Lexo edhe :  Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik/ Ja kush renditet i pari i finishit

 

Të fundit

Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Lajmi i parë ishte deklarata e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. E vonuar në krahasim me deklaratat...

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin e Mekës dhe është varrosur...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të...

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë...

Lajme të tjera

Web TV