“Pa frymë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Merkatoja verore është mbyllur së fundmi, me shumë polemika, shitje, blerje, transferime të papritura. Po ashtu, do të luhet ndeshja e shumëpritur Inter-Milan, ndaj le ta shohim si janë pasqyruar këto zhvillime në mediat sportive ndërkombëtare:

“Derbin e kam unë”, shkruan italiania La Gazzeta Dello Sport, referuar derbit në Milano.

“Pa frymë”, kështu e hap faqen e parë italiania Corriero Dello Sport. Tri ndeshje të mëdha hapin maratonën historike me 17 lojra në 71 ditë.

“Jam zoti i fatit tim”, shkruan madrilenia AS, që e hap faqen e parë me Alonson, që ka dhënë një intervistë eksluzive për gazetën.

“Mbaron loja”, shkruan francezja L’Equipe referuar mbylljes së merkatos. “Loja e transferimeve përfundoi mbrëmë në orën 23:00. Kjo ditë e fundit ishte, edhe një herë,
mjaft plot ngjarje, me surpriza dhe zhgënjime”.