Alex Soros shfaqet krah Ramës e Abazoviç/ Shpërndan fotot nga samiti i Ballkanit të Hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleksandër Soros, djali i miliarderit George Soros ka ndjekur nga afër panairin e verërave në Beograd, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, teksa është takuar me disa prej liderave të vendeve të rajonit.

Në rrjetet sociale zv.presidenti i “Shoqërisë së Hapur” ka shpërndarë foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e shkarkuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, atë maqedonas dhe serb.

Fondacioni i Soros që operon në dhjetra shtete të botës duket se e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, ndërsa Alex Soros ka qenë i pranishëm në çdo samit të organizuar deri tani.

“Samiti i Open Balkan, bashkon verërat dhe njerëzit nga i gjithë rajoni”, shkruan ai në Twitter.

Të fundit

Vrasja e kuajve në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”,...

Historia tipike shqiptare shkon në kinematë e botës

Frani, e cila pavarësisht se ka lindur grua, ka zgjedhur të jetojë si burrë. Por, kur Zana, mbesa që ka nën kujdesin e saj ka...

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur për 5 vite me klubin...

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia kishte kërkuar mikeshës së tij...

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një...

Lajme të tjera

Web TV