Sulmuesi 16-vjeçar i Palmeirasit, Endrick Felipe, vazhdon të shkëlqejë në Brazil, duke marrë një vëmendje të madhe nga klubet e njohura europiane.
Në garë për të kanë hyrë menjëherë Reali i Madridit dhe Barcelona, të cilat janë gati të bëjnë çmos për ta pasur atë në skuadër.
Endrick ka një kontratë deri në vitin 2025 me Palmeiras-in me një klauzolë prej 60 milionë eurosh, por gjithsesi klubi brazilian nuk kërkon që ta shesë në Spanjë sulmuesin e talentuar.
Arsyeja është ekonomike, pasi një klub brazilian duhet të paguajë 15% taksë të shumës bruto nëse transferon një lojtarë në Spanjë dhe meqë Palmeirasi nuk po kalon një periudhë të mirë ekonomike, nuk do që të humbasë asnjë qindarkë nga Endrick.