Prezantuesja italiane: Meshkujt të bëjnë të ndihesh një hiç, në duart e tyre je një lodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezantuesja e njohur italiane Mara Venier ka rrëfyer për herë të parë një periudhë të vështirë të jetës së saj. Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera” Venier ka folur për vetën e saj dhe dhunën ndaj grave. “Kisha një ish-partner të dhunshëm. Shumë i dhunshëm. Më rrahu. Ai shkoi deri aty sa u përpoq të më vriste. Më priti me thikë poshtë shtëpisë”, rrëfeu ajo. Një marrëdhënie toksike për të cilën prezantuesja tregon për herë të parë disa detaje që lanë gjurmë në jetën e saj.

Pagova një çmim shumë të lartë. Ai njeri nuk është më dhe në fund e fala. Ishte një njeri që nuk e pranoi fundin e historisë sonë. Thoshte se më donte akoma. Por kjo nuk është dashuri. Ata janë burra që e ndjejnë se i zotërojnë trupin dhe shpirtin tënd dhe ata të shkatërrojnë.

Dhe pikërisht në këtë pikë Mara Venier këmbëngul, në intervistën e gjatë për “Corriere della Sera”, duke u bërë zëdhënëse e shumë situatave të ngjashme të dhunës ndaj grave, shpesh për fat të keq, duke kulmuar me episode të vrasjes së grave.

Dhuna e meshkujve nuk shprehet vetëm me goditje dhe thikë, por përmes një procesi denigrimi dhe nënshtrimi. Të bëjnë të ndihesh një hiç. Një lodër në duart e tyre. Kam ndjerë frikë. Frika nga dhuna fizike dhe frika për të bërë denoncim, por unë isha e dashuruar dhe kur dashuron nuk do të shohësh. Dashuria të shtyn të justifikosh thuajse gjithçka. Ishte një gabim i rëndë. Në fund u detyrova ta denoncoj. Unë shkova me dy karabinierë, por fillimisht duhej ta kisha ndalur spiralen. Për një kohë të gjatë diçka e pazgjidhur mbeti brenda meje si dobësi, zemërim, paaftësi për të reaguar… Fatkeqësisht ne femrat jemi të tilla.

Lexo edhe :  Letra e të mbijetuarit të Titanikut thyen rekord botëror, shitet për 300 mijë paund

Sipas saj ajo që i shtyn gratë të heshtin, të mos raportojnë dhe t’i nënshtrohen është “sindroma e Kryqit të Kuq”. Siç e shpjegon Venier është dëshira për të shpëtuar partnerin nga instinkti i tij i dhunshëm dhe shpresa për t’ia dalë mbanë.

Unë do ta shpëtoj atë, me mua ai do të jetë ndryshe, do ta ndryshoj. Por për fat të keq ata nuk ndryshojnë dhe pastaj duhet të largohemi. Lëreni atë. Në shuplakën e parë, menjëherë. Nuk duhet ta lejojmë të ushtrojë një pushtet, një dhunë mbi ne; përndryshe ka mbaruar. /Top Albania Radio/

Të fundit

PD kallëzon në Prokurori kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës: Ka fshehur dënimin me burg

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit,...

E reja shqiptare gjendet e pajetë pranë një mbikalimi/ Bashkëshorti ngre alarmin

Komuniteti i Montecilfone në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 27-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë mbrëmjen e së hënës,...

Ferrari prezanton automjete të reja hibride, çmimi fillestar 400 mijë euro

Prodhuesi italian i makinave luksoze “Ferrari” prezantoi sot automjete të reja hibride me një çmim fillestar prej 400.000 eurosh. Këto janë versionet e reja të...

Basha flet për lobimin e PD: E vërteta nuk blihet me 6 milion dollarë!

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në facebeook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu përgjigj pyetjes se “pse tradhëtoi Sali Berishë”. Në përgjigje, Basha...

Kreshnik Spahiu sulmon Berishën: Janë para të pista, nuk janë patriotizëm!

Kreshnik Spahiu ironizoi situatën me financimet elektorale dhe donacionet në fushata elektorale, duke thënë se për një thes miell quhet krim zgjedhor dhe arrestohesh,...

Lajme të tjera

Web TV