“Si u arratisën 14 kriminelë nga dekonspirimet”, Gledis Nano flet për televizonin francez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gledis Nano u shkarkua së fundmi nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pas disa ngjarjeve kriminale në vend. Veç një letre publike ‘lamtumire’, ai nuk është prenoncuar për mediat vendase.

Mirëpo,  Nano ka dhënë një intervistë në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole.

Nano ka thënë ndër të tjera se gjatë kohës që ushtronte detyrën, janë arratisur 14 kriminelë të rrezikshëm, kjo pasi janë dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano për televizionin francez, duke shtuar se është e paqartë nga ka rrjedhur informacioni.

Intervista e Nanos me Tv franzez është realizuar para se ai të shkarkohej nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Megjithatë Nano ka thënë se disa personazhe të botës së krimti janë arrestuar gjatë drejtimit të Policisë prej tij. “Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …..Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”.

Nano thotë më tej se shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak të reformës në drejtësi, duke ngadalësuar punën e institucioneve ligjzbatuese.

“Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse nëqoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”.

Reportazhi nënvizon ndryshimet rrënjësore që ka pësuar Shqipëria në këto 32 vite tranzicion.

Lexo edhe :  Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

“Të bëhen pjesë e Europës është qëllimi i tyre parësor. Shqiptarët janë të bindur që kjo gjë do u përmirësojë imazhin dhe do rrisë interesin e turistëve të huaj”, thuhet në reportazhin francez.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV