Sesioni i ri/ Opozita dhe mazhoranca në sulm për pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatori konsiderohet si fillimi i sesionit të ri politik por edhe me pritshmëri të mëdha në përplasjen tashmë të fortë mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Për mazhorancën është një vazhdim i qeverisjes në rutinë, ndërsa për opozitën një aksion për të rrëzuar Ramën. Po si priten zhvillimet politike në vend?

Shtatori politik nisi zyrtarisht dje pasi filloi Parlamenti dhe komisionet parlamentare, por edhe opozita nis aksionin e saj në terren. Opozita ka parlajmëruar protesta këtë muaj por edhe kontaktin me bazën për tu përgatitur për zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër mazhoranca kërkon të vijojë në ujëra të qetë për të mbajtur pushtetin, paçka se kohët e fundit janë në lojë disa skandale dhe krizë në ekonomi nga rritja e çmimeve të ushqimeve bazë, të karburanteve por edhe të energjisë elekrike.

Opozita këtë moment kërkon ta shfrytëzojë në maksimum, por duket se nuk është në momentin e saj më të mirë, ku PD vijon të jetë disi e shpërndarë, ndërsa PL tashmë ka edhe telashin sesi do të dalë në përballje me drejtësinë kreu i saj Ilir Meta. Protestat do të ketë nga ana e opozitës, ndërsa mazhoranca pritet të vijojë lojën e vjetër duke minimizuar situatën dhe prekur me emër të përvetshëm kundërshtarët politik, veçanërisht Berishën e shpallur non grata nga SHBA dhe Britani e Madhe dhe Ilir Metën e dyshuar si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe së fundmi nën hetim edhe për pastrim parash. Ditën e djeshme që përkuan me nisjen e sesionit të ri parlamentar Rama preferoi mos mbante asnjë qëndrim politik. Kjo cilësohet si formë për të “injoruar” kundërshtarët, ndonëse vetë Rama e ka të qartë se muajt në vijim nuk janë në favor, kryesisht për shkak të situatës ekonomike. Kryetari i PD-së sulmoi ashpër Ramën duke e akuzuar se është i lidhur me grupet kriminale dhe i përfshirë në korrupsion. Gjithashtu ai paralajmëroi nisjen  e protestave të sinkronizuara me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Meta.

“Ka një front opozitar, i cili do mblidhet dhe do të miratojë një axhendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, deklaroi Berisha.

Nga ana tjetër në një deklaratë për mediat këtë të hënë, kryetari i Partisë së Lirisë, ish-presidenti, Ilir Meta, u shpreh se do të jetë vazhdimisht jashtë parlamentit së bashku me qytetarët për të cilët ai tha se janë të papërfaqësuar. “Nuk duhet të habiteni, që në mënyrë të vazhdueshme, të jem vazhdimisht përpara parlamentit, së bashku me ata qytetarë që ndjehen të papërfaqësuar nga një parlament me vota të vjedhura”, tha Meta. Më tej, ai bëri të ditur se brenda 24 orëve do të njoftohet edhe protesta e parë. “Nuk mund të flasim sot për protesta në emër të opozitës. Mund t’iu themi se vendi ka nevojë që çdo minutë të gjithë të protestojnë ndaj çdo padrejtësie. Mund t’iu them se Partia e Lirisë ka një agjendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion. Një nga protestat e para do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë vazhdimisht protesta aty ku ndodh krimi, aty ku vidhet qytetari. Kjo do të ndodhë pasi të konsultohem edhe me drejtuesit e tjerë të partisë”, tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet nëse do të huazojë tri deputetë për të bërë një grup të ri parlamentar. Ai theksoi se nuk është bërë asnjë tentativë e tillë, ndërsa paralajmëroi se do të jetë vazhdimisht para parlamentit me qytetarë që ndihen të papërfaqësuar. “Nuk kemi bërë asnjë tentativë të tillë, mos u habisni kur të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me qytetarët që ndihen të papërfaqësuar, që siç e tregojnë dosjet dhe të vëzhguesve të OSBE OHIR, ku shteti u shkri në një parti. Forca më e dëmtuar ishte ish- LSI, që në vend që të kishte 12 mandate, tani qëndron te njerëzit. Jo vetëm brenda parlamentit me 4 deputetët, por dhe jashtë përballë një parlamenti të deformuar”, tha Meta.

Lexo edhe :  Gazeta Fjala, 25 Shkurt 2025

Hetimi si ish-sigurims

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një komunikim për mediat tha se forca e Partisë së Lirisë qëndron tek sheshi tek njerëzit. Ai ka njoftuar se SPAK i ka kthyer përgjigje se kallazimi i bërë nga ai për Autoritetin e Dosjeve po i kalon prokurorisë së Tiranës. “Sjellja e fundit është antiligjore dhe skizofrenike. Për testin e drogës për të gjithë politikanët. Sa i takon ligjit për spiunët është një ligj që e ka bërë vetë PS në vitin 2015 sipas gjoja modelit gjerman dhe vetë PS e ka shkelur me përfaqësues të Autoritetetui të Dojseve. Qëndrimi im ka qenë hapja e dosjeve dhe demonsdtrimi i tyre para publikut. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe të gjithë kukullave të tij. Ky falsifikim është bërë evident. Unë kam bërë kallëzim penal për gjashtë vepra. Ia kam adresuar edhe SPAK edhe Prokurorisë. Jam njoftuar nga SPAK që ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë. Zgjedhja ime për një avokat sulmues është për arsye se ne jemi në sulm dhe nga dita e nesërme (sotme)Gjokutaj do të paraqitet në prokurori”, tha Meta.

Sipas tij, dekomunistizimi dhe denazifikmi i Shqipërisë fillon “me shporrjen e Ramës dhe kukullave të tij, kudo qe ndodhen me rivendosjen e shtetit te se drejtes, kushtetshmerise dhe mbrojtjes se te drejtave themelore përfshirë dhe lirinë e medias e gazetarëve”.

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Ylli Manjani: Prokurori e ka quajtur ndyrësirë në sallën e gjyqit

Nga Ylli Manjani Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Veliajt në reagimet e...

Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 25 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.3 lekë. Franga...

E vetmja kafshë nga e cila kanë frikë Australianët? Një zog, ja pse

Njerëzit australianë kanë një reputacion si të guximshëm dhe të patrembur - në fund të fundit, kur jetoni në një vend që ka çdo...

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë e reshjeve...

Lloji i makaronave më i konsumuar në botë, ja përse të gjithë i duan

Nëse ka një ushqim që bashkon njerëzit në mbarë globin, ato janë makaronat. Midis të gjitha llojeve të ndryshme të tyre ku mund të...

Lajme të tjera

Web TV