Shqiptarët jo më të preferuarit e Gjermanisë, përgjysmohen lejet e qëndrimit

Gjermania vitet e fundit është konsideruar si “shpëtimi i shqiptarëve”… Të dhënat e Eurostat treguan se pas vitit 2016 u shënua një rritje e shpejtë e lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për shtetasit shqiptarë.

Rekordi u arrit në vitin 2019, me 12 mijë lekë, duke u renditur të tretët pas Italisë së Greqisë.

Por, pas vitit 2019, ritmi i dhënies së lejeve të qëndrimit ka rënë dukshëm. Në 2020-n, ato ranë në 8,300. Ndërsa tkurrja në atë vit reflekton pasojat e mbylljes si rrjedhojë e pandemisë, tendenca ka rezultuar më e fortë edhe në 2021-n.

Sipas Eurostat, në vitin 2021, Gjermania dha rreth 4500 leje për shtetasit shqiptare, pothuajse përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm dhe niveli më i ulët që nga viti 2016.

Në total, që nga viti 2008 deri në 2021-n, Gjermania ka dhënë rreth 53 mijë leje qëndrimi për shtatasit shqiptarë, ose 7% të totalit nga shtetet e BE-së, duke u renditur e treta. Në vend të parë renditet Italia e më pas Greqia.