Çmimet e plazhit, Blerina Gjylameti: 20 mijë lekë shezlloni nuk është shtrenjtë

E ftuar në një emision televiziv ditën e djeshme, deputetja socialiste Blerina Gjylameti deklaroi se në Jug nuk është shumë shtrenjtë.

Ajo u shpreh se shezloni 20 mijë lekë të vjetra nuk i duket shtrenjtë.

“20 mijë lekë të vjetra, shezllonët në Dhërmi nuk mendoj se është shumë e shtrenjtë”, tha deputetja e PS.

Ndër të tjera shtoi se shërbimi në Jug këtë sezon ishte ndryshe dhe më kualitativ.

“Unë gjithmonë jam ankuar për shërbimin në Shqipëri, por kësaj radhe ishte ndryshe”, u shpreh ajo.