“SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”/ Nënshkruhet marrëveshja mes Kreut të FFK-së dhe z. Ponari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SIGAL UNIQA Group Austria, e cila prej kohësh është partnere e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), nga sot është zyrtarisht sponsor gjeneral i Superligës së femrave në futbollin e Kosovës që nga sot merr emrin “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”.

Marrëveshja e sponsorizimit u nënshkrua në ambjentet e FFK-së në Prishtinë nga presidenti i saj z. Agim Ademit dhe CEO i Grupit SIGAL, z. Avni Ponari.

  1. Ponari u shpreh i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit me FFK-në dhe për kontributin që kjo kompani do të jepë në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë.

Ndërsa sipas z. Ademi, futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të këtij mandati ndaj premtoi se do të punohet në vazhdimësi për krijimin e kushteve sa më të mira.

Sporti bashkon zemrat dhe promovon një jetë të shëndetshme. Si i tillë, kompania SIGAL UNIQA Group Austria e ka vlerësuar çdo vit, duke kontribuar pothuaj në të gjitha disiplinat e saj.

Prej më shumë se 18 vitesh SIGAL UNIQA Group Austria mbështet SIGAL Prishtinën, e cila edhe falë mbështetjes së kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa Ballkanike.

SIGAL prej vitesh mbështet Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Baskebollit duke qenë sponsor zyrtar i tyre;

SIGAL ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua SIGAL UNIQA Ballkan League falë bashkëpunimit disa-vjeçar me SIGAL;

SIGAL ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19 Qershor 2022;

SIGAL ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;

Lexo edhe :  Lirimi i hapësirave publike/ Protestojnë bizneset: Nuk jemi zaptues, por taksapagues

SIGAL ka mbështetur financiarisht talentët Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega;

SIGAL ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

SIGAL ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

SIGAL ka mbështetur Motor Fest, Rally Albania; garat me motorë Vespa;

SIGAL ka mbështetur Regatën Lundrimore për fëmijët e fshtatit SOS;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

SIGAL ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit;

SIGAL ka mbështetur konkursin e dancit sportiv;

SIGAL ka dhuruar biçikletat për patrullimin e Policisë në plazhet shqiptare;

Kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria do të vazhdojë të jetë pranë  komuniteteve sportive edhe në të ardhmen sepse besojmë fort se Sporti ndikon në Shëndetin e një shoqërie dhe nëse ka Shëndet Jetohet më mirë…

 

 

Të fundit

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca

Një kujtim i vjetër, një aromë e njohur, një melodi e harruar… ndonjëherë mjafton një detaj i vogël për...

Arrestohen kinezët në SHBA, akuzohen për spiunazh teknologjik

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar arrestimin dhe ngritjen e akuzave penale ndaj dy shtetasve kinezë, Chuan Geng dhe Shiwei Yang,...

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë...

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Lajme të tjera

Web TV