VIDEO/ Richarlison në lot pas dy golave në Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Richarlison shënoi dy gola pas lëvizjes së tij prej 60 milionë funtesh nga Evertoni teksa Spurs u kthyen në Champions League me një fitore ndaj Marseille.

Dhe kjo u dëshmua shumë pasi ylli brazilian qau në bilbilin e fundit kur festoi me babanë dhe miqtë e tij që shikonin në tribunë.

https://youtu.be/0HmAVcKzR5w

Pyetjet u ngritën kur Spurs shpenzoi 60 milionë funte për Richarlison në fillim të korrikut.

Pse kishin nevojë për të kur kishin tashmë Harry Kane, Son Heung-min dhe Dejan Kulusevski?

Me siguri braziliani do të ishte vetëm një zëvendësues i shtrenjtë.

Megjithatë, Antonio Conte gjithmonë këmbënguli që të ketë një skuadër të thellë ishte e domosdoshme këtë sezon, me Spurs të rikthyer në Champions League dhe me një listë ndeshjesh të “çmendura” për shkak të Kupës së Botës.

Gjithsesi, kush do të thoshte se Richarlison nuk do të shndërrohej në një titullar automatik, nëse ai mund të bënte paraqitje fituese si kjo.

Me kthimin e Spurs në Champions League, Richarlison u bë protagonist kryesor i sfidës duke shënuar dy gola. Të dy erdhën me goditje me kokë, nga krosimet e shijshme të ofruara nga Ivan Perisic dhe më pas Pierre-Emile Hojbjerg.

Kjo i dha Contes një fillim të fortë në një kompeticion që nuk ka qenë i sjellshëm me të në të kaluarën. Italiani, me gjithë trofetë e tij vendas, ka kaluar vetëm dy herë fazën e grupeve në pesë sezonet e mëparshme me Juventusin, Chelsean dhe Interin.

Ndërsa më e mira që ka bërë ndonjëherë është çerek-finalja, duke humbur atje me Juventusin nga Bayern Munich në 2013.

Marseille, e mbushur me ish- lojtarë të Premier League, kryesisht nga Arsenali, po tregohej një arrë e vështirë, derisa Richarlison goditi.

Lexo edhe :  Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

 

 

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV