“Anglia atdheu i dytë”, bust mbretëreshës në Has, kryebashkiaku: Do financojnë emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja e mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në moshën 96-vjeçare ka prekur edhe banorët e Hasit.

Madje, Kreu i Bashkisë së Hasit, Liman Morina është shprehur se në sheshin kryesor të qytetit të Hasit do të vendoset busti i mbretëreshës Elizabeth II.

Moria tha për Euronews Albania se vendimi pritet të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ku nënvizoi se do të financojnë emingrantët.

“Ideja e vendosjes së një statujë për Elizabeth II në Has do të jetë më e madhe. Hasjanët kanë përfituar nga Mbretëria e Bashkuar. Mbi 18% e familjeve hasjanë që ushqehen dhe mbahen falë Mbretërisë së Bashkuar. Këshilli Bashkiak do të marrë këtë vendim këtë të hënë për të marrë një vendimmarrjes për vendosjen e vendit dhe caktimin e sheshit. Në sheshin qendror do vendoset. Financimi do të bëhet nga emigrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh ai.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare dhe hyri në histori si monarkja më jetëgjatë britanike. Ajo qëndroi në fron për 70 vjet, nga viti 1952 kur mori postin pas vdekjes së babait të saj.

Të fundit

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës....

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Lajme të tjera

Web TV