Bernardo Silva dhe Barcelona, flet babai i lojtarit portugez

MANCHESTER, ENGLAND - MAY 06: Manchester City's Bernardo Silva and father pose with the Premier League trophy after the Premier League match between Manchester City and Huddersfield Town at Etihad Stadium on May 6, 2018 in Manchester, England. (Photo by Matt McNulty - Manchester City/Manchester City FC via Getty Images)

Bernardo Silva ishte një nga lojtarët që Barcelona synonte gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund, problemet me të cilat përballej klubi në regjistrimin e nënshkrimeve të reja e bënë të pamundur afrimin e tij.

Drejtori ekzekutiv i Manchester City-t, Ferran Soriano, e bëri të qartë para mbylljes së afatit kalimtar se nuk donte të humbiste yllin portugez. Kur u pyet nëse Silva do të qëndronte ai tha: “Sigurisht”.

Babai i Silvas, Paulo Silva, ka hedhur dritë mbi arsyen pse djali i tij mbeti në Manchester City.

“Ka pasur shumë biseda, por një ofertë konkrete nuk u bë me kohë. Kur më në fund erdhi, nuk ishte më koha e duhur për të gjitha palët e përfshira”.

“Gjërat duhet të ndodhin në mënyrë racionale dhe nuk ishte një skenar ideal për Bernardon. Ai është një lojtar i pjekur, ai është 28 vjeç. Gjërat duhet të bëhen në mënyrë racionale, jo emocionalisht”, ka thënë ai për Stats Perform.

Dy golat dhe dy asistimet e mesfushorit për Manchester Cityn deri më tani këtë sezon e kanë ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolës të kalojë në vendin e dytë në Premier League.