E pazakontë! Një pjesë e Kullave Binjake do të vendoset në një memorial në Kosovë

Nesër bëhen 21 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Pentagon dhe Shanksville të Pensilvanisë, ku gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë.

Ndërkohë nesër, një pjesë e metalit nga kullat binjake që ka ardhur në Kosovë, do të vendosen të dielën në Pejë në memorialin që u dedikohet viktimave të 11 shtatorit në Nju-Jork.

1 1 shtatori

Kjo iniciativë e nisur nga Rotary Club Peja thuhet se është e para e këtij lloji në Evropën Juglindore.

“Kjo është pjesa nga kullat binjake në New York që ka ndodhur ngjarja me 11 shtator 2001 dhe është memoriali i parë i këtij lloji që  ndërtohet në Evropën Juglindore“, tha Arbër Asllani, organizator, kryetar i Rotary Club Peja.

Ai tha se kjo është si memoria, është kujtim dhe miqësi, si shenjë përkujtimi për viktimat që kanë rënë në ato ditë tragjike.