Inter-Torino/ Vojvoda provokon: “Kush është Interi?!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi do të presë sot në orën 18:00 Torinon në një “San Siro” që pritet të jetë e mbushur plot, pavarësisht vërshëllimave që rezervuan tifozët për skuadrën në mesjavë.

Gjatë përballjes me Bayern Munich, skuadra ra pre e kontestimit nga ana e përkrahësve të saj, një kontestim, jo vetëm për paraqitjen e asaj mbrëmjeje, por për të gjithë sezonin.

Ndërsa do të luhet java e gjashtë e kampionatit, zikaltrit janë në një nga momentet më delikate të tyre, pasi kanë humbur ndaj Milanit e Lazios dhe ndodhen në kuotën e 9 pikëve.

Një moment të tillë, askush do ta kishte parashikuar dhe mund të shkojmë edhe më tej e të pranojmë që asnjë nuk do ta mendonte se ndërsa përgatisnin duelin Inter-Torino, miqtë do të ishin më lart në renditje.

“Demat” kanë grumbulluar 10 pikë, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë edhe një mbrojtje më të mirë se ajo e milanezëve me 5 gola të pësuar kundrejt 8 të zikaltërve, numra këta që padyshim që e shqetësojnë Inzaghin, edhe pse përballë skuadrave të Juric, ka humbur vetëm një herë.

VOJVODA – Edhe pse Interi tashmë është një bishë e plagosur, që kërkon të reagojë, torinezët nuk i frikësohen, përkundrazi, kanë ndërmend të shfrytëzojnë këtë moment jo të mirë të zikaltërve.

Shpirtin e skuadrës e ka përcjellë Mërgim Vojvoda, që nga mikrofonat e “Torino Channel” ka sfiduar Interin.

“Përse duhet të jemi të shqetësuar që po përballim Interin?”, e ka nisur 27-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës, që ka vazhduar: “Që pas ndeshjes me Lecce-n jemi përgatitur për këtë sfidë dhe nuk i frikësohemi askujt.

Jemi të karikuar, në Milano do të luajmë si të barabartë. Do të shkojmë në ‘San Siro’ për të fituar”.

Lexo edhe :  Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Inter-Torino premton të jetë gjithçka veç së mërzitshmes, këtë e ka treguar përballja e fundit mes tyre që u mbyll në një barazim 1-1 mes polemikash të shumta për në penallti të munguar të torinezëve dhe një goli në minutat e fundit të zikaltërve.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV