Irani sulmoi sërish/ Mesazhi i hakerave: Shqipëria po paguan, loja do të vazhdojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka rënë pre e një tjetër sulmi kiberenetik nga Irani. Këtë herë hakerat kanë goditur sistemin regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

Lidhur me këtë sulm, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se Irani ka sulmuar sërish dhe se po punohet së bashku me aleatët për të mbrojtur sistemin digjital.

Kjo situatë ka sjellë kaos në pikat kufitare në vendit, që aktualisht po punojnë manualisht, ndërkohe që ka radhë të shtuar.

Ndërkaq, abcnews.al ka publikuar imazhin që shfaqet në kompjuterët e policisë kufitare, teksa i gjithë sistemi është jashtë funksionit.

“Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës; Dhe kjo lojë do të vazhdojë”, është ky mesazhi që shfaqet.

Irani duket se po vazhdon hakmarrjen. Sulmi i radhës vjen pak ditë pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe dëboi nga vendi diplomatët dhe stafin e ambasadës në Tiranë.

Qeveria shqiptare bëri përgjegjëse Iranin për sulmin në faqet online në muajin korrik. Sulmet janë dënuar gjithashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Të fundit

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%!

Cmimi i naftës në tregjet e huaja është ulur me 20% krahasuar me vitin e kaluar. Por sipas Bankës...

“Ponte Morandi”, ura që sfidoi kohën por jo harresën

Përgatiti: Leonard Veizi Në zemër të Xhenovës, si një plagë e hapur mbi lumin Polcevera, qëndronte historia e një ure që për gjysmë shekulli sfidoi...

Si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

Vetëm dy përkthyes do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu rus Vladimir Putin në takimin...

Sot samiti në Alaskë, Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua

Në orën 21:00 (me kohën tonë) në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kryetemë do të...

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët e të ndaluarve për...

Lajme të tjera

Web TV