Rama la 100 ditë afat/ Rrumbullaku “zbarkon” në Durrës, ja 7 porositë për policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vijuar takimet me strukturat qendrore dhe vendore për njohjen e efektivëve me objektivat që ka Drejtori i Përgjithshëm, si dhe adresimin e problematikave dhe detyrave, me qëllim ndryshimin e menjëhershëm të situatës.

Gjatë takimit me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar përgjegjshmëri, profesionalizëm, produktivitet, ndryshim të metodologjisë së punës së drejtuesve të strukturave policore duke filluar nga drejtori dhe deri te shefat e seksioneve.

Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar përmirësim të menjëhershëm të cilësisë së rezultateve të seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik, për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe të atij për Krimet e Rënda.

Drejtori i Përgjithshëm porositi: “Punoni në bazë të informacioneve, bashkëpunoni me qytetarët, me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe godisni aty ku është problemi. Luftoni krimin e organizuar dhe çdo paligjshmëri tjetër që konstatohet në terren.

Lokalizoni dhe kapni personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri ose lëndë narkotike.

Monitoroni dhe mbani nën kontroll personat me tendencë kriminale në fushat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Është bërë një punë e mirë parandaluese në terren, për uljen e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Durrës, por duhet bërë më shumë për të luftuar tentativat e kultivimit në ambiente të mbyllura.

Shërbimet e Policisë në terren duhet të rritin performancën në drejtim të komunikimit me qytetarët apo të ndjekjes dhe zgjidhjes së problematikave që kanë apo adresojnë qytetarët.

Shefat e sektorëve të kontrollojnë dhe të  instruktojnë strukturat përkatëse në varësi.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga strukturat e DVKM Durrës që të rritet autoriteti, roli dhe forca parandaluese e goditëse e Policisë Kufitare në port. Të luftohen krimet ndërkufitare, duke bashkëpunuar me strukturat e Policisë vendore dhe autoritetet doganore.

Lexo edhe :  Berisha mbrojti aferën korruptive të “Bankers”/ Murrizi paralajmëron skandalin e radhës!

Takimet do të vijojnë, me të gjitha strukturat e Policisë në mbarë vendin

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV