Vdekja e Mbretëreshës/ Ambasadori i Britanisë në Tiranë: Jemi të dërrmuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada britanike në Tiranë hapi dyert për ngushëllim për humbjen e monarkes Elizabeth II. Mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë së Madhe u shua mbrëmjen e së enjtes të 8 shtatorit.

Në ambasadë ka qenë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, që ka ofruar ngushëllimet në emër të popullit shqiptar. Po ashtu Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith, pati një mesazh të ndjerë.

Mesazhi i Ambasadorit Alastair King-Smith:

“Të gjithë jemi të dërrmuar nga vdekja e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës. Ajo është monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ishte shëmbëlltyra e shërbimit publik, tërësisht e përkushtuar ndaj vendit dhe popullit të saj. Edhe këtë javë, në ditët e fundit të jetës, ajo qëndroi e përkushtuar në kryerjen e detyrës, duke pritur kryeministrin e saj të pesëmbëdhjetë.

Ajo ishte Matriarkja dhe fryma e Britanisë së Madhe dhe popullit britanik. Përkushtimi i saj ndaj detyrës ka qenë frymëzim për mua dhe për të gjithë nëpunësit publikë ndër vite. Dhe unë besoj se Mbretëresha do të vazhdojë të frymëzojë shumë breza të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.

Siç tha edhe Madhëria e Tij Mbreti Charles III:

“Sot mbajmë zi për vdekjen e Sovranes sonë të çmuar dhe nënës sonë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndjehet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Komonuellthin si dhe nga shumë njerëz në të gjithë botën”.

Në Shqipëri dhe në këtë rajon, Madhëria e saj Mbretëresha do të kujtohet për Urdhrin e Meritës që i dorëzoi Nënë Terezës, në Nëntor të vitit 1983, si njohje për shërbimin e saj të jashtëzakonshëm për njerëzimin.

Gjatë këtyre ditëve të vështira që na presim, do të bashkohemi mes nesh në Mbretërinë e Bashkuar, Komonuellthin dhe botën për të kujtuar trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme.

Lexo edhe :  Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

Kurora i ka kaluar Mbretit Çarls i III-të. Ndërsa mbajmë zi bashkë me të për largimin e Madhërisë së saj, ne i japim atij dhe familjes së tij ngushëllimet si dhe urimet për të ardhmen”, tha ambasadori.

Të fundit

99% e të rinjve shqiptarë çdo ditë online, por të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të punës dhe për përfshirjen në...

Të Qytetërohemi ose të Turpërohemi, mes Shkundjes dhe Përgjegjësisë

Nga Fejzo Subashi. Nuk ka pushtet të përkryer. As qeveri ideale. Por ka momente që nuk mund të kalohen në heshtje. Ky është një nga...

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025!

Është miratuar në parim vendimi për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, i cili do të...

Rrënjët e rrumpallës së territorit: Ligji 7501 apo Berisha-92?

Nga Eduard Zaloshnja Deri në fund të vitit 1990, e gjithë toka e Republikës së Shqipërisë ishte pronë e shtetit – fakt juridik i konsakruar...

Krisje totale me tifozët, Interi kërcënohet me gjyq: Na hoqët lirinë

Një përplasje e ashpër po nxeh edhe më shumë marrëdhëniet mes klubit të Interit dhe bërthamës më të zjarrtë të tifozërisë së saj, “Curva...

Lajme të tjera

Web TV