Me 14 maj 1955, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin e Varshavës.
Pakti i Varshavës ishte një Lidhje e shteteve komuniste të Evopës, me qëllim të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmes reciproke në mes vendeve nënshkruese. Pakti i obligonte anëtarët e saj për konsultime mbi çështjet e interesit të përbashkët dhe për ndihmë të mënjëhershme ushtarake në rastë të ndonjë sulmi në Evropë mbi një apo më shumë anëtarë të paktit. Pas kalimit të afatit prej 20 viteve, afati i paktit zgjatej automatikisht për 10 viete tjera, nëse një vitë më parë nuk është bërë tërheqja e ndonjë anëtari. Organet kryesore të paktit me qender në Moskë ishin: Byroja e Këshillit Politik (Polibyroja) dhe Kryekomanda e Bashkuar. BRSS-ja, gjithnjë kishte Kryekomanden e forcave të armatosura. Stacionimi i trupave sovjetike në vendet partnere, rregullohej me marrëveshje të veçanta bilaterale.
Pakti i Varshavës u zhvillua si një instrumet politik në duar të BRSS-së, si fuqi udhëheqëse e bllokut lindor. Përpjekjet e qeverisë kryengritëse hungareze të I. Nagit (I. Nagy), në tetor/nëntor 1955, për të tërhequr anëtarësimin e Hungarisë nga Pakti i Varshavës, ishin vendimtare për marshimin e trupave sovjetike në Hungari në nëntorin e vitit 1969-të. Përpjekjet e reformave komuniste në Çekosllovaki, në 1968, BRSS-së, ju duken jo vetëm si një devijimi nga ideologjia komuniste, por edhe si rrezik i mbajtjes së përbashkët të Lidhjes.
Forcat ushtarake shqiptare nuk morën asnjëherë pjesë në manovrat e organizuara në kuadrin e Paktit të Varshavës.
Nga viti 1960, Shqipëria nuk mori më pjesë në asnjë aktivitet ose mbledhje të Paktit të Varshavës.
Me 12 shtator 1968, pas pushtimit të Çekosllovakisë nga forcat e Paktit të Varshavës, Shqipëria deklaroi daljen Pakti i Varshavës.