14 maj 1955 – Poloni/ 8 shtete nënshkruajnë Traktatin e Varshavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 14 maj 1955, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin e Varshavës, me qëllim mbrojtjen reciproke të palëve nënshkruese të traktatit. Pakti i Varshavës ishte një Lidhje e shteteve komuniste të Evopës, e udhëhequr nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, i nënshkruar më 14 maj 1955 në Varshavë, me qëllim të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmes reciproke në mes të Shqipërisë, Bullgarisë, Republikës Demokratike të Gjermanisë Polonisë, Rumanisë, Bashkimi të Republikave Socialiste Sovjetike, Republikës Socialiste të Çekosllovakisë dhe Hungarisë. Pakti i obligonte anëtarët e saj për konsultime mbi çështjet e interesit të përbashkët dhe për ndihmë të mënjëhershme ushtarake në rastë të ndonjë sulmi në Evropë mbi një apo më shumë anëtarë të paktit. Pas kalimit të afatit prej 20 viteve, afati i paktit zgjatej automatikisht për 10 viete tjera, nëse një vitë më parë nuk është bërë tërheqja e ndonjë anëtari.

Organet kryesore të paktit me qender në Moskë ishin: Byroja e Këshillit Politik (Polibyroja) dhe Kryekomanda e Bashkuar. BRSS-ja, gjithnjë kishte Kryekomanden e forcave të armatosura. Ata ishin, I. S. Konjev nga 1955-60, A. A. Greçko 1960-67, I. I. Jakupovskij 1967-76 dhe nga 1977-ta V. G. Kulikovi. Stacionimi i trupave sovjetike në vendet partnere, rregullohej me marrëveshje të veçanta bilaterale.

Pakti i Varshavës u zhvillua si një instrumet politik në duar të BRSS-së, si fuqi udhëheqëse e bllokut lindor. Përpjekjet e qeverisë kryengritëse hungareze të I. Nagit (I. Nagy), në tetor/nëntor 1955, për të tërhequr anëtarësimin e Hungarisë nga Pakti i Varshavës, ishin vendimtare për marshimin e trupave sovjetike në Hungari në nëntorin e vitit 1969-të. Përpjekjet e reformave komuniste në Çekosllovaki, në 1968, BRSS-së, ju duken jo vetëm si një devijimi nga ideologjia komuniste, por edhe si rrezik i mbajtjes së përbashkët të Lidhjes.

Lexo edhe :  Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

Pas marshimit të trupave sovjetike në Çekosllovaki, në gusht të 1968-ës, Shqipëria tërheqet nga Pakti i Varshavës. Forcat ushtarake shqiptare nuk morën asnjëherë pjesë në manovrat e organizuara në kuadrin e Paktit të Varshavës. Nga viti 1960, Shqipëria nuk mori më pjesë në asnjë aktivitet ose mbledhje të Paktit të Varshavës.

Të fundit

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë...

Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV