Berisha: Azem Hajdari ishte një guximtar i jashtëzakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se Azem Hajdari ka luajtur një rol të rëndësishëm në shmangien e gjakderdhjeve në vitet ’90 teksa pohon se ka qenë një guximtar i jashtëzakonshëm.

Gjatë bashkëbisedimit në sheshin “Demokracia” në “Qytet Studenti” në Tiranë, për 24-vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, Berisha tha se Hajdari dhe një grup disa qindra studentë u treguan të pamposhtur.

“Ky takim të zgjon mendime të ndryshme. Por ndonëse kjo është dita e pushkatimit të Azem Hajdarit, në mënyrë të vetëvetijshme, kjo është dita dhe çdo ditë që ne mendojmë atë, është vepra e tij. Azem Hajdari jeton dhe është i pavdekshëm në veprën e tij. Për të qenë realist asgjë nuk do ti përshtatej më shumë këtij takimi se sa ‘Dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik’. Dhe në rrezik shumë të madh.

A shërben sot kujtimi i veprës së Azem Hajdarit? Mendoj se frymëzon sot më shumë se kurrë. Unë do të ju përshkruaj, jo për të bërë histori, por 2-3 momente të atyre ditëve që ndanë historinë, epokat dhe hodhën themelet e ndarjes së sistemeve.

Çfarë ishin ato dy ditë të para? Azem Hajdari dhe një grup disa qindra studentë u treguan të pamposhtur. I ftoi Ramiz Alia në darkë, doli në 1 të natës, u nxori ministrin dhe sampistat dhe i dërrmoi me shkopinj dhe mjete të tjera. Ata ishin të pamposhtur sepse të nesërmen dolën në demonstratën e parë antikomuniste në rrugët e Tiranës. Në kuptimin e sloganeve dhe organizimit. Në 8 të mëngjesit kanë dalë dhe kanë zënë rrugën e Elbasanit.

Aty kam qenë dëshmitar, u sulëm me një barbari dhe tërbim për t’i bërë copa. U shpërndanë, erdha këtu, diku tek ato ndërtesat e para dhe gjeta Azemin me një grup studentësh. Jo që nuk i gjeta të frikësuar, por përkundrazi të vendosur për të shkuar drejt sheshit.

Lexo edhe :  Macron flet nga Tirana: Rusia po refuzon mundësinë e armëpushimit pa kushte

Pra çfarë ishte Azem Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tij? Ishte një guximtar i jashtëzakonshëm dhe këta ishin të pamposhtur. Azem Hajdari u bë lider në një mënyrë unike, epike. Mund ti themi ç’të duam”, tha Berisha.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV