Konferenca para Parlamentit Europian, diskutohet axhenda e seancës parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 17:00 do të mblidhet Parlamenti Europian në Strasbourg të Francës.

Në fokus të këtij organizimi vjetor është situata e Bashkimit Europian ku do të ketë edhe një fjalim vjetor nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ,për të paraqitur prioritetet kryesore politike, objektivat dhe nismat e vitit të ardhshëm legjislativ.

Fjalimi i Ursula von der Leyen është parashikuar të mbahet të mërkurën në mëngjes përpara një salle të plotë të Parlamentit Evropian.

Ndërkohë sot në orën 17:00 nis seanca plenare e Parlamentit Europian dhe para kësaj seance po mbahet një konferencë për shtyp.

Gazetarja e Fjala.al, Monada Mehmetaj e cila ndodhet në Strasbourg dhe po ndjek nga afër këto zhvillime raporton se në këtë konferencë është duke u sqaruar axhenda e seancës parlamentare. Gjithashtu, në nisje të kësaj seance, do të mbahet edhe një minutë heshtje në nder të Mbretëreshës së Britanisë, Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

Të fundit

Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar...

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë një sallë vallëzimi masive për...

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e...

Kthjellime dhe vranësira kalimtare…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta...

527 – Justinian I bëhet perandor i vetëm i Bizantit

Më 1 gusht të vitit 527, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justinit I, Justinian I u bë sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine....

Lajme të tjera

Web TV