Meta dhe Kryemadhi për ngushëllime në Ambasadën britanike: Mirënjohës ndaj Mbretëreshës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten e tij dhe deputeten Monika Kryemadhi dhe nën kryetarin Agim Nesho, ditën e sotme pranë ambienteve të Ambasadës Britanike në kryeqytet i kanë shprehur ngushëllimet ambasadorit Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

Meta në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan se populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira.

“Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira”, shkruan Meta.

Të fundit

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të detyrës për të garantuar një...

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, duke i komunikuar 4 akuza. Avokatët ndërkombëtarë thonë se...

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Prishëm çdo gjë për 1 javë

Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se "ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin...

Lajme të tjera

Web TV