Sulmet kibernetike/ Eksperti i IT: S’do e mësonim nëse hakerat s’do dilnin publikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siguria në vendin tonë është cenuar seriozisht gjatë muajve të fundit, kur vendi është përballuar me sulme kibernetike dhe publikime të të dhënave personale të qytetarëve.

Sulmi më i ashpër ishte ai ndaj AKSHI-t në muajin korrik. Eksperti i IT-së, Erion Demiri, thotë se sulme ndaj faqeve zyrtare qeveritare apo të institucioneve mund të ketë pasur edhe më herët dhe ne e kuptuam në 15 korrik, kur hakerat vendosën të bëhen publikë.

“Nëse ata s’do ishin bërë publik, ndoshta s’do e kishim marr vesh kurrë. Ata mund të kenë bërë të njëjën gjë më herët.

Data 15 korrik, është raporti i vetëm teknik që kemi, ku ne mund të vendosim një datë pasi Microsoft thotë se që nga muaji maj i vitit 2021 shikon gjurmë që ne kemi një akses të paautorizuar”.

I ftuar në “Top Story”, Demiri thotë se sulmet e muajve të fundit kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe thekson se çështja duhej trajtuar më me seriozitet dhe ekipet e ekspertëve të punonin më shumë për sigurinë e sistemeve.

“Që në fillim kam menduar që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Kur sheh që ka një sasi rrjedhje të dhënash, në kohë të ndara nga njëra-tjetra, duhet parë më me seriozitet

Skuadrat që merren me mirëmbajtjen e këtyre sistemeve duhet të ndërgjegjësoheshin dhe ta trajtonin me seriozitet çështjen”.

Aktualisht sistemi TIMS paraqet probleme pas sulmit që pësoi të premten në mbrëmje. Komisariatet nuk mund të ofrojnë shërbime, ndërsa në pikat kufitare, duke nisur nga Rinasi, policët vetëm fotografojnë pasaportat.

Të fundit

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Lajme të tjera

Web TV