VIDEO/ Ish-lojtari i Barcelonës ka shënuar një eurogol në Premierligën ruse

Zeniti ka shkatërruar Orenburg -un me rezultatin 8-0, e vlefshme për javën e 9-të në Premierligën e Rusisë.

Ndonëse e përfshirë në luftën me Ukrainën, futbolli rus vijon normalisht me një Zenit që nuk di të ndalet. Në fitoren 8-0, goli që ra më shumë në sy ishte ai i brazilianit Malcom.

Në minutën e 59′, braziliani, i cili u largua nga Barcelona si i “dështuar” ka realizuar një eurogol me roveshatë pas një pasimi fenomenal nga mbrojtësi 24-vjeçar rus, Andrey Mostovoy.

Braziliani 25-vjeçar ka shënuar një supergol ku mori vëmendjen e të gjithëve për nga vetë mënyra e realizimit. Ky gol u bë menjëherë viral në rrjet.

 

Vlen të theksohet se sulmuesi brazilian në verën e vitit 2018 ishte fare pranë transferimit te Roma, por në momentin e fundit ndërroi avion për të shkuar në Barcelonë.

Në një vit me katalanasit ai u largua si i dështuar teksa në La Liga numëroi 15 ndeshje, ku shënoi 1 gol dhe dhuroi gjithashtu edhe 2 asiste.