Dy pilotët e rinj që iu bashkuan Forcave të Armatosura, rrëfimet e Armelës dhe Ditmarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armela Murati dhe Ditmar Hoxha janë dy ndër 11 pilotët e rinj që i shtohen forcave ajrore shqiptare. Të ftuar në “ABC”, dy pilotët e rinj treguan se si ndihen pas kësaj arritje.

Fillimisht, foli Armela, e cila tha: “Jam shumë e lumtur dhe shpresoj që të të ardhmen të ketë shumë vajza të tjera. E dija që nuk kishte të tjera dhe thosha se çfarë i ka stepur.

Më vjen mirë që ia arritëm kësaj dite dhe do të jem shumë mbështetëse dhe do të them se nuk është aq e vështirë por mjafton ta duash.”, tha Armela.

Ditmari ka kryer gjimnazin ushtarak në Stamboll dhe më pas Akademinë Ushtarake në Ankara. Pas këtij vendimi, fshihet një histori prekëse.

“Kur kam qenë në gjimnazin ushtarak në Turqi, lindi si ide. Patëm një stërvitje dhe lindi dëshira e madhe. Kur kam qenë në Akademinë Ushtarake konkurrova për t’u bërë pilot. Të vazhdoja kursin në Turqi dhe të vija në Shqipëri si pilot por atëherë mora vesh se Shqipëria do të hapte një kurs të vetin.

Erdha, u caktova në detyrën ku isha atje dhe prita gjatë gjithë kohës që të aplikoja.”, tha Ditmari. Ai tha se donte që të vazhdonte profesionin që babai i tij la përgjysmë, i cili ra dëshmor në vitin 1997. “Ka qenë një ëndërr e lënë përgjysmë nga babai im. E vazhdova më tej se shihja dot veten në një aspekt tjetër.

Ndoshta ushtria është thjesht fillimi i karrierës sime të gjatë. Unë doja që të isha të paktën në hapat e tij.”, tha ai

Të fundit

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi....

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Sulmet kundër prodhuesve vendas kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Lajme të tjera

Web TV