“E kam si vëlla”/ Balluku i del në krah të Veliajt: Do e mbështes për mandatin e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Belinda Balluku thotë se nuk ka ndërmend të kandidojë për bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Balluku u shpreh se bashkia e Tiranës nuk ka pse të zëvendësohet fare pasi është një bashki e drejtuar në mënyrë të  suksesshme nga Erion Veliaj.

Ministrja e vlerësoi si të shkëlqyer punën e kryebashkiakut Veliaj teksa zbuloi edhe lidhjen përtej politikës me të.

“Erioni ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe fakti dhe popullariteti i tij tregon se e ka bërë punën shumë mirë. Ka mundësi që ta bëjë akoma më mirë në 4-vjeçarin tjetër. Ai ka tërë mbështetjen tonë, të çdo drejtuesi politik në PS të çdo anëtari të PS dhe përveçse këto janë saga mediatike që unë e kuptoj që duhen nga pak për të bërë më interesante jetën politike në vend dhe herë pas here më përmendet mua emri i Erionit, po unë po gjej rastin, nuk isha pyetur direkt për marrëdhënien me të, unë po gjej rastin të them: Ne jemi dy njerëz që kemi lidhje me njëri-tjetrin jashtë politike. Jemi njerëz që na bashkojnë familjet tona. Erioni është një person i cili është i rëndësishëm dhe për fëmijët e mi, pasi është nun i vajzës time. Takohemi edhe gjatë fundjavës për të ngrënë mëngjes me njëri-tjetrin.

Unë e kam parë që kohët e fundit njerëzit na shikojnë edhe me çudi pra duke dëgjuar gjëra që ndodhin në media që ndonjëherë unë nuk informohem dhe as ai nuk informohet dhe ajo që na ndodh është kur ulemi një të shtunë në mëngjes për të folur për punën dhe për të ngrënë mëngjes me njëri tjetrin, për të folur dhe për gjëra familjare, shikojmë njerëz që na shohin çuditshëm dhe pastaj kuptojmë që diçka ka dalë në media por që asgjë nuk është e vërtetë nga të gjitha këto. Jemi shokë të mirë dhe e gjithë kjo telenovela mediatike unë shpresoj që të shërbejë për të pasur lajme por që nuk ka asnjë bazë të vërtetë dhe asnjëherë as unë as ai nuk jemi ndikuar nga ato që thuhen në media”, tha Balluku.

Të fundit

Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Në renditjen e re të “GlobalFirepower”, në të cilin vlerësohet fuqia ushtarake e 145 shteteve, Shqipëria renditet në vendin...

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, moti bën kthesë javën e ardhshme

Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të...

Rama e pret në aeroport, mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Tiranë për një takim me Ramën. Në këtë takim do të firmosen...

Papa Francesku në gjendje kritike për jetën, Spiropali: Presim me shpresë shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka dërguar një mesazh për Papa Françeskun, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Spiropali shprehu shpresën...

​Mijëra kanadezë nënshkruajnë peticionin “për t’i hequr shtetësinë Elon Musk”

Mijëra njerëz kanë nënshkruar në mënyrë elektronike një peticion parlamentar që bën thirrje për revokimin e shtetësisë kanadeze për Elon Musk për rolin e...

Lajme të tjera

Web TV