E rëndë në Astir/ Kamioni përplas këmbësoren, e reja ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se një kamioni ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën në vend.

Ngjarja ka ndodhur në zonën ku po kryhen punimet e Unazës së Madhe, ndërsa kalimtarja 35-vjeçare ka qenë duke kaluar rrugën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhje ne plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.