Ekuadori rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës Katar 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e hapjes së Botërorit 2022 është planifikuar të jetë ajo mes Katarit organizator dhe Ekuadorit. Por në fakt, kjo tashmë nuk është e sigurt, pasi janë kthyer edhe një herë dyshimet dhe rrezikohet përjashtimi i skuadrës amerikanojugore si pasojë e shtetësisë së Byron Castillo.

Kili ankimoi në FIFA pjesëmarrjen e Castillo në ndeshjet kualifikuese të Botërorit, duke pretenduar se ai ishte kolumbian dhe kishte falsifikuar dokumentacionin e tij për të luajtur me Ekuadorin. FIFA në fund doli me vendimin se Castillo ishte ekuadorian dhe e mbylli çështjen.

Por e përditshmja britanike “Daily Mail” ka publikuar foto të dokumentacionit që tregonte se Castillo ishte në të vërtetë kolumbian dhe kishte falsifikuar dokumentet e tij për t’u regjistruar me Ekuadorin. E gjithë kjo mbështetej edhe nga një dëshmi audio e vetë futbollistit që pranonte gjithçka, teksa fliste për një komision të federatës së Ekuadorit në vitin 2018 rreth kësaj çështje.

Prova të tilla nuk kanë qenë në dispozicion të FIFA-s kur mori vendimin rreth tij dhe tashmë situata bëhet shumë kaotike vetëm dy muaj para fillimit të aktivitetit më të rëndësishëm futbollistik botëror. Komisioni i Apelit të FIFA-s do të mblidhet pas dy ditësh dhe këto prova të reja, mund të ndryshojnë situatën në mënyrë drastike, duke larguar Ekuadorin nga aktiviteti e duke dërguar atje në vend të tij Kilin.asdasdasdasdsaasdasdasdsaasdssdfadsfsdfsdfafsdfsdfadsf

sdfsdfdsfdsffsdsdf

Të fundit

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Lajme të tjera

Web TV