Inceneratorët/ Meta në provën e protestës së parë, Berisha e mbështet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 18:00 Ilir Meta i Partisë së Lirisë dhe Sali Berisha i Partisë Demokratike, do të protestojnë tek inceneratori i Tiranës. Nxitimi i Metës për të “rrëmbyer” një kauz që sipas tij u ngrit nga partia që drejton.

Opozita e bashkuar do të dalë sot në protestën e përbashkët të thirrur nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e të mbështetur nga Partia Demokratike e Sali Berishës.

Sot në orën 18:00 tek incneratorët e Tiranës do të jenë përfaqësuesit dhe mbështetësit të të dyja forcave politike, ndërsa pritet që ti bashkohen edhe qytetarët e tjerë.

Karta e inceneratorëve po luhet nga Ilir Meta dhe Berisha mund vetëm ta mbështesë edhe pse Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës kanë qenë aktive në deklaratat e abuzimit me inceneratorët nga kryetarët e bashkive. Ish-presidenti ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen dhe të bëhen bashkë kundër korrupsionit dhe krimit.

“Do të mbështesim çdo protestë që bëjnë forcat politike, kundëër korrupsionit. Të martën që vjen protesta e parë tek inceneratori Tiranës. Protesta e parë e Partisë së Lirisë, në 13 shtator, ora 18:00, në inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetarët. Ftojmë të gjithë ata që kanë dëshire të protestojnë”, tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë del për herë të parë në protestë pas lënies së Presidencës.

Ai ka mbështetur protestat qytetarë, siç ishte vdekja e Jonadës në Potam të Himarës, por edhe atë në Shijak e Xhafzotaj për djegien e plehrave.

Ilir Meta e ka thënë publikisht se karta e inceneratorëve është e Partisë së Lirisë dhe këtë ai ja ka bërë të ditur edhe Sali Berishës. Ndaj protesta e thirrur sot është e Ilir Metës dhe i bashkohet edhe Sali Berisha. Pritet që shtatori të jetë i ngjeshur me protesta dhe me deklarata kundër qeverisë, të paktën kështu janë shprehur vazhdimisht dy drejtuesit e opozitës.

Lexo edhe :  Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime...

Vetë Ilir Meta ka thënë se shtatori do të ketë ndryshime, dhe se do të ketë zgjedhje më herët se ato për kryetar bashkie. Nuk dihet se çfarë ka ndërmend Meta të bëjë në muajt në vijim, nëse Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme apo jo. Shumë deputetë që nuk janë rreshtuar nga ana e Berishës kanë deklaruar se do të marrin pjesë në çdo protestë që ka të bëjë me vjedhjen dhe cënimin e qytetarëve. Por krah Metës dhe Berishës ditën e sotme nuk do të jenë ata që njihen si “grupimi Basha”.

Shumica e tyre janë shprehur se janë për ccdo lloj proteste, por duan të shikojnë agjendën politike të tyre, duke refuzuar edhe pjesëmarrjen.

Rëndësia e protestët varet në këtë rast edhe nga prania e personave, e cila është edhe një sfidë për vetë Metën që në një lloj mënyre do të masë forcat mbi mbështetjen që ka. Provën në këtë pjesë duket se e ka kaluar Berisha në protestën e mbajtur më 7 korrik ku arriti të grumbullojë një numër të madh protestuesish.

Në këtë vazhdë janë edhe takimet e Berishës nëpër rrethe ku tashmë e ka praktikë që para se të tharrasë një protest të madhe në Tiranë bën një tur me elekttoratin e PD-së në vende të ndryshme të Shqipërisë.

 

 

Të fundit

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Lajme të tjera

Web TV