Parlamenti Europian diskuton për shpyllëzimin, mbyllet konferenca për shtyp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sesioni i Parlamentit Europian, që u çel ditën e djeshme në Strasbourg, po vijon edhe ditën e sotme.

Pas konferencës për shtyp të presidentes së PE, Roberta Metsola dhe kryeministres së Finlandës Sanna Marin, po mban fjalën e tij Christofeé Hansen. Ai është një politikan nga Luksemburgu, i cili ka shërbyer si deputet i Parlamentit Evropian që nga viti 2018, duke pasuar fillimisht Viviane Reding dhe duke u rizgjedhur në vitin 2019.

Raportuesi për rregullimin e shpyllëzimit, ka mbyllur kështu edhe konferencën për shtyp, me pjesëmarrjen e paktë të gazetarëve, që duket se nuk patën shumë interes, dhe kjo tregohej nga fakti që salla ishte thuajse bosh.

Pamjet ekskluzive nga fjalimi i Hansen, dhe jo vetëm, i ka siguruar gazetarja e Fjala.al, Monada Mehmetaj, që po ndjek live zhvillimet në Strasbourg.

Kujtojmë që, më herët gjatë ditës, mbajti fjalimin kryeministrja finlandeze Sanna Marin, që ndau me eurodeputetët vizionin e saj për situatën në Evropë dhe të ardhmen e saj, fjalim që u shoqërua me shumë duartrokitje.

Sakaq, sesioni i PE do të zgjasë deri më 18 shtator.

Të fundit

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër...

Lajme të tjera

Web TV