Protesta e Metës, Nazarko: Ka diçka që nuk shkon, qytetarët s’kanë besim te opozita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Mentor Nazarko ka diçka që nuk shkon në marrëdhënien e opozitës me qytetarët. Në studion e “Log” duke analizuar protestën e sotme të thirrur nga Ilir Meta, Nazarko tha se kauza e inceneratorëve është shumë e fortë, por nuk preku edhe këtë herë nervin e popullit.

Sipas tij, kjo lidhet me mosbesueshmërinë që kanë qytetarët ndaj opozitës. Duke u ndalur më tej tek fjalimi i Metës, analisti tha se presioni i Metës ndaj SPAK nuk është efektiv.

“Nëse nisesh kush e organizoi, kush foli më shumë, është e PL. Luftën cilësisht e ka bërë kjo parti. Është përpjekje e PL për tu afirmuar si partia kryesore në luftën kundër korrupsionit, duke qenë se PD ka ato problemet e veta.

Problemi është se populli nuk ka nerva. Këto protesta nuk ia ngacmojnë nervin popullit. Shoh mungesën e nervit. Në marrëdhënien e opozitës me popullin ka diçka që nuk shkon, lidhet me besueshmërinë. Këto akuza kaq të forta nuk po tronditin popullin. Mungesa e masës kritike.

Momenti i dytë. Ju kishit zgjedhur sinkrone me regji, kishte përmendur SPAK. Unë personalisht nuk e imagjinoj që në momentin që e ke vënë lëvizjen SPAK i bën presion duke tentuar ta delegjetimosh.  Gjuha e presionit ndaj institucionit nuk është efektive”, deklaroi Nazarko

Të fundit

Maturantët synojnë universitetin/ Aplikimet kapin nivelin më të lartë ndonjëherë

Ky vit shënon një rekord të ri në numrin e aplikimeve në arsimin e lartë. Për herë të parë...

Vlorë, apartamenti përfshihet nga flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën pranë rrugës “Transballkanike” në Vlorë. Nga informacionet e para mësohet se zjarri ka shpërthyer...

I nxehti “pushton” sërisht Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar...

Përleshje me policinë/ 29-vjeçari shqiptar bën për spital karabinierin gjatë arratisjes

Një ndalesë rutinë në një pikë kontrolli të karabinierëve përgjatë rrugës Nettunense në zonën e Aprilias, çoi karabinierët në arrestimin e një shqiptari 29-vjeçar. Sipas...

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi, “gjallë dhe mirë”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se gjendja e dialogut është “gjallë dhe mirë” pas vizitës së papritur...

Lajme të tjera

Web TV