Spiune apo…/ Meghan Markle mbante një mikrofon të fshehtë në memorialin e Mbretëreshës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diskutime të forta ka ngjallur paraqitja e Meghan Markle pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, në kështjellën Windsor ku përshëndeti njerëzit.

Kritikët po spekulojnë se Meghan Markle kishte një mikrofon sekret nën fustanin e saj ndërsa eci përmes turmës duke përshëndetur mijëra qytetarë që ishin mbledhur në kështjellë.

Megjithatë, burimet për “Page Six” kanë bërë me dije se kjo është e pavërtetë.

“Kjo është e çmendur dhe në fakt e dëmshme për të. Sigurisht që ajo nuk mbante mikrofon”, tha burimi i afërt me Markle.

Pyetjet erdhën pasi përdoruesit e Twitter vunë re një rrudhë në formë katrore në fustanin e ish-aktores së “Suits” ndërsa ajo ecte pranë Princit Harry, Princit William dhe Kate Middleton për të parë homazhet e lëna për Mbretëreshën e ndjerë. Disa njerëz thanë se Markle mund të kishte vendosur një mikrofon pasi mund të mblidhte materiale për dokumentacionin e saj në Netflix.

Një përdorues vuri në dukje formën dhe shkroi në Twitter, “Nuk mund ta besoj se ajo po e regjistron këtë. Ajo është thjesht një grua e poshtër dhe toksike. Shpresoj që Mbreti Charles t’i ketë thënë Harryt se nuk do të vijë në funeral.”

Megjithatë, të tjerë vunë në dukje se spekulimet ishin të papërshtatshme dhe ka të ngjarë të jenë të pavërteta.

Të fundit

Çmimet e apartamenteve te kullat në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur...

Lobimi i PD në SHBA/ Kokalari: Pas SPAK, mund të nisë hetim edhe nga FBI

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe për lobimin e PD në SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Rritje e paprecedent e shpenzimeve ushtarake në botë! Ja 5 shtete që harxhuan më shumë

Shpenzimet botërore ushtarake arritën në 2718 miliardë dollarë në vitin 2024, që paraqet një rritje prej 9.4 për qind në terma realë krahasuar me...

Sot, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë mbahet çdo vit më 28 prill. Kjo ditë u iniciua për të promovuar dhe diskutuar rëndësinë e...

Hiqet kontrolli kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Duke filluar nga data 1 maj 2025 do të hiqen sërish kontrolle kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Ky vendim...

Lajme të tjera

Web TV