Sulm kibernetik edhe në Kosovë/ Ndërpriten të gjitha shërbimet e internetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telekomi i Kosovës ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Prej orës 8:00 të mëngjesit të ditës së sotme drejtori teknik, Halil Krasniqi konifrmon që kanë ndërprerë shërbimet e internetit me qëllim parandalimin e sulmit.

Ai shton se qëllimi kryesor ishte krijimi i një ngarkese në rrjet duke shtuar se janë identifikuar IP-të prej nga ka ardhur sulmi, megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera.

Lidhur me situatën ka reaguar përmes një deklarate edhe qeveria e Kosovës.

“Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare. Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël.

Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.”- thuhet në deklaratë.

Shqipëria, Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS./ Top Channel

Të fundit

Shqiptarët “çmenden” pas Jozit, këngëtari merr vendimin e papritur pasi doli nga qelia

Padyshim që kryefjala e mediave këtë të diel ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip...

Rama synon Presidencën, një grua në krye të vendit?

Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku ai të ketë atributet ekzekutive. Duke cituar...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta...

100 mijë euro për të ndotur fytyrën, jo për ta larë

Nga Leonard Veizi   Ndërsa bota përdridhet mbi një fije tensioni global, ku liderët ndërkombëtarë luajnë shah me raketa dhe popuj të tërë nuk dinë më...

Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

Kryeministri Edi Rama e nisi nga Milano fushatën elektorale, ku i bëri thirrje emigrantëve të votojnë për Partinë Socialiste si rruga e vetme për...

Lajme të tjera

Web TV