Vis Martinaj ka ndryshuar fytyrën? Ish-komisari: Ka bërë operacione, solli kirurgun në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej muajit maji të vitit 2022, ‘bossi’ i lojërave të fatit, Ervis Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK, teksa pak kohë më parë ai është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërkohë që nuk dihet nëse është gjallë, i vdekur apo thjesht i zhdukur.

Lidhur me këtë ish-komisari i policisë Dritan Zagani është shprehur në emisionin “Shqipëria Live” se Ervis Martinaj ka kontaktuar një kirurg plastik, një nga më të njohurit në Itali me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për konkretisht dy muaj para se të zhdukej Martinaj.

“Pak muaj para se të zhdukej ky person nëpërmjet lidhjeve të tij ka kërkuar të takoj një nga kirurgët plastik më të mirët në Itali. Ka dërguar njerëz që ta sjellin në Shqipëri dhe ky kirurgu është dhe shqiptar. Hetuesit a e kanë shqyrtuar ndonjëherë këtë mundësi? Thuajse dy muaj para se të zhdukej Ervis Martinaj ka ndodhur kjo gjë.”-tha Zagani.

Ndërsa ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, i ftuar po në të njëjtën studio, ka deklaruar se njeriu më i komentuar i momentit është gjallë dhe shumë afër nesh.

“Unë do doja të ishtë gjallë sepse është njeri dhe sepse di shumë për gjithçka. Di shumë edhe për fakti se ai me të vërtetë është një personalitet i shquar në fushën e lojërave të fatit. Ervis Martinaj nuk ishte kriminel, fillimisht ishte biznesmen.  Policia ka patur informacione për Ervis Martinaj dhe është ditur dhe emri i personit me të cilin ka qenë. Pamjet filmike i ka sekuestruar policia dhe jo familja. Ervis Martinaj është gjallë dhe është shumë afër. Ai është gjallë dhe do të mbetet gjallë për politikën shqiptare. Një person është i fortë kur ka një shtet të dobët.”– tha në studio Shemsi Prençi.

Të fundit

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve...

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Lajme të tjera

Web TV