Boksieri Oleksandr Usyk rikthehet në Ukrainë, gjen shtëpinë të “shkatërruar” nga rusët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë, është rikthyer në vendlindjen e tij, në Vorzel. Ai u largua në prill nga Ukraina për t’u përgatitur për revanshin ndaj Anthony Joshua, sfidë që e fitoi me vendim jo-unanim të gjyqtarëve.

Gjithsesi, ai mbrojti titujt kampionë bote.

Rikthimi në shtëpinë e tij nuk ka qenë shumë i këndshëm, pasi Usyk e ka gjetur shtëpinë e tij thuajse të shkatërruar nga sulmet e ushtrisë ruse. Postimet në rrjetet sociale nga bashkëshortja e boksierit, Katerina, tregojnë shtëpinë e çiftit ukrainas të dëmtuar nga rusët.

Gjithsesi, ata shprehen të lumtur që janë sërish në shtëpinë e tyre, duke deklaruar se tashmë ajo është në duart e pronarit. Oborri i jashtëm duket krejtësisht i dëmtuar, pasi është përdorur si bazë

“Ushtria ruse ka ardhur në kopshtin e shtëpisë time dhe kanë shkatërruar gjithçka. Kafshët!”, ka komentuar bashkëshortja e Usyk. Ndërkohë që, vetë boksieri, ka postuar më pas një foto në derën e jashtme të vilës së tij, me flamurin e Ukrainës

Të fundit

Shqipëria e përfshirë nga i nxehti afrikan, reagon Çupi: Të dënohet…

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet...

Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 2024, Oppenheimer, që flet për shkencëtarët që punuan në Projektin Manhattan, nxit një reflektim mbi bombën atomike:...

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime nga terreni bëjnë...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Lajme të tjera

Web TV