“Kurseni energjinë!”, Balluku: Në Zvicër burgosesh nëse e mban kondicionerin mbi 19 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike.

Teksa i foli fëmijëve për krizën energjitike që ka pushtuar botën dhe për shkaqet që na sollën deri këtu, Balluku u kërkoi fëmijëve që të kursejnë energji elektrike, në mënyrë që të kontribuojnë në menaxhimin e krizës.

Balluku u tregoi fëmijëve mënyra praktike si të kursejnë energji. Ndërsa solli shembullin e Zvicrës, një vend, i cili dënon me burg këdo që mban kondicionerin mbi 19 gradë.

“Krizën tashmë e dinë të gjithë. Për dy arsye, e para lufta midis Rusisë dhe Ukrainës dhe e dyta ka të bëjë me ndryshimet klimaterike kanë bërë që Anglia të shpallë për herë të parë këtë vit një emergjencë thatësire.

Nga ana tjetër në vendet e Mesdheut siç jemi ne sot e kësaj ditë po përballemi me thatësirën, stinët nuk janë më 4 por dy. Kjo na krijon neve problem me hidrocentralin. Ndaj duke u përballur me krizën nga lufta dhe thatësirën sot e gjithë Europa ndodhet përballë një problem shumë të madh, kriza energjitike.

Kriza energjitike është pak e vështirë për tu kuptuar. Mburoja sociale energjitike. Asnjë abonent deri më sot nuk a paguar asnjë lekë më tepër, pavarësisht se qeverisë i është dashur ta blejë. Gjatë dimrit do të jetë më vështirë, sepse konsumi është më i gjatë. Sot duhet të kursejmë, ju mund të bëheni heroi i energjisë. A e dini se kur e heqim telin nga karikimi, karikuesi që lëmë në prizë konsumon energji. Kur hapim derën e frigoriferit harxhojmë më shumë energji. A e dini se në Zvicra dënon me burg ata që e mbajnë kondicionerin mbi 19 gradë?”, tha Balluku para fëmijëve në shkollën “Lasgush Poradeci”.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV