Europa League/ Lazio poshtërohet në Danimarkë, Man. United shijon tri pikët e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lazio fundoset në raundin e dytë të Europa League. Pas fitores 4-2 ndaj Feyenoord, skuadra drejtuar nga Sarri është mposhtur 5-1 nga Midtjylland. Një mbrëmje makthi për ekipin kryeqytetas në MCH Arena. Pas një fillimi të ekuilibruar, danezët shënuan dy gola në katër minuta me Paulinho (26′) dhe Kaba (30′).

Në pjesën e dytë, Lazio pësoi edhe tri gola të tjerë me penallti nga Evander (52′), më pas Milinkovic Savic (57′) ringjalli shpresat për Lazion, por Isaksen (67′) dhe Sviatchenko (72′) mbyllën rezultatin. Në Grupin F të gjithë skuadrat janë me nga tri pikë pasi Feynoord fitoi 6-0 ndaj Sturm Graz.

Në Grupin E të Europa League, Manchester United merr tri pikët e para. Ekipi anglez mposhti në transfertë Sheriff Tiraspol 0-2 me golat e Sancho në (17)’ dhe Ronaldo nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e (39′). Në takimet e tjera, Ferencvaros fitoi në transfertë ndaj Monacos me shifrat 0-1, Freiburg mposhti Olympiacos 0-3, ndërsa Qarabag fitoi ndaj Nantes 3-0 dhe merr tri pikët e para në Grupin G.

Të fundit

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai...

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Lajme të tjera

Web TV