PD-ja e “dytë”/ Berisha propozon hartën territoriale me 95 bashki  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rrëzimit nga PS të propozimit të “Grupimit Basha”, që kërkonin 92 bashki, ka ardhur varianti tjetër i PD-së së Berishës për hartën e re territoriale me 94 bashki, nga 61 që janë aktualisht. Propozimi i Partisë Demokratike përmban një alternativë ndryshe për kryeqytetin, ku sugjerohet të ketë 14 bashki të vogla dhe Bashkinë qendrore në Tiranë.

Dështimi në financa, mungesa e shërbimeve, centralizimi i pushtetit  dhe politizimi i administratës janë arsyet kryesore pse partia demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nënvizon se reforma territoriale e 2014 ka dështuar. Para se grupi i punës së PD të prezantonte draftin për ndarjen e re te hartës, tregoi si ishte joshur grupimi i Bashës, sot drejtuar nga Alibeaj, që të bashkonte votat me socialistët. “Në pazaret e mëparshme, siç është bërë publike, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vetingu dhe ai do lëshonte 4 bashki, të shtoheshin 4 bashki. Një pazar i papërgjegjshëm pa asnjë kriter tjetër përveç biznesit”, tha Berisha. Argumentimin për të zëvendësuar 12 qarqet me 5 rajone, demokratët e bazojnë mbi modelin që Bashkimi Europian dhe rrugën që vendi ynë po ndjek drejt anëtarësimit. “Niveli parë bashkia, niveli i dyte rajoni, në projektin tonë në nivelin e parë kemi 95 bashki asimatrike, 34 bashki me shumë se ndarja aktuale që është 61”, tha ai. Numri i rajoneve i propozuar nga PD është 5, teksa jo të gjitha bashkitë do të kenë kompetenca të njëjta. “50% qendrore do të mbulojnë shërbimet publike dhe sociale dhe transportin dhe 50% kanë funksione të orientuara nga shërbimet ndaj bujqësisë, asistencat”, nënvizoi kru i demokratëve. Bazuar mbi këtë logjikë të funksioneve asimetrike, sekretari për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani, propozoi një ndarje të re edhe për Tiranën. “Në projektin tonë kemi 95 bashki asimetrike. Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale. 51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë. Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit europian të rajoneve. Rajonet do të garantojnë një harmonizim të zhvillimit makro. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës. Kemi rastin e Tiranës. Jemi për një qytet metropolitan një bashki e decentralizuar në bashki të vogla 14 bashki dhe do të kenë një bashki qendrore. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë e decentralizuar me 14 bashkitë vogla dhe do të kenë një bashki qendrore, politikat qendrore do t’i luajë bashkia kryesore”, tha Ylli Asallani. Sipas tij, në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan. Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili. Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku. Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar. Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi. Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki. Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi. Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi. Në kukës nga 3 bëhen 5 bashki. Grupimi i Berishës zotohet se do ta çojë në parlament draftin për reformën e re territoriale, por një konsultim të fundit do ta kenë edhe me këshillin vendor të PD.

Të fundit

Kina i shkon te bregu Tajvanit me tanke amfibe

Kina ka nisur stërvitje intensive me zjarr të vërtetë pranë brigjeve të Tajvanit, në një tjetër shfaqje force që...

Mediat e Tel Avivit shkruajnë për kapiten Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

Mediat izraelite i kanë dedikuar një shkrim kapitenit Arben Anamali që humbi jetën në liqenin e Shkodrës teksa ndërhyu të shpëtonte dy turistë izraelitë...

VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Agim Zeka ka firmosur në Spanjë. Ish-sulmuesi i Partizanit është futbollisti më i ri i Real Murcias. Zeka është grumbulluar edhe me Kombëtaren shqiptare,...

Momentet e fundit të 35-vjeçarit përpara se të “thithej” nga turbina e aeroplanit (Video)

Një ngjarje tragjike ka nodhur në një nga aeroportet e Italisë. Siç shihet edhe në video Andrea Russo 35 vjeç gjeti vdekjen në pistën e aeroportit...

Endri Shabani kërkesë KQZ për të “djegur” Adriatik Lapajn

Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa kërkesa. Konkretisht ai i kërkon KQZ...

Lajme të tjera

Web TV