Pagesat për lobim, 3.6 milionë dollarë në 34 kontrata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveritë, partitë politike dhe individë me pozita të veçanta kanë shpenzuar më shumë se 3.6 milionë dollarë në 34 kontrata lobimi në 10 vitet e fundit vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Referuar të dhënave nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë pjesa më e madhe e këtyre kontratave janë lidhur në vitet 2011; 2012; 2019 e 2020, periudha e përkojnë me vite zgjedhore apo kriza politike në vendin tonë. E njëjta gjë mund të konstatohet edhe për vlerën e shpenzuar, me mbi 1.2 milionë dollarë në vitin 2011, 641 mijë në 2012-ën dhe 248 mijë e 798 mijë, respektivisht për vitet 2016 dhe 2017.

Gjysma e këtyre shpenzimeve janë kryer në emër të Qeverisë së Shqipërisë, në kohën kur vendi drejtohej nga demokratët. Lista vijon me Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për integrim, pagëzuar tashmë si Partia e Lirisë dhe në fund Partia Socialiste. Por këto miliona janë vetëm një pjesë e shpenzimeve në kontrata lobimi.

Ndaj sipas ekspertëve, është urgjente ngritja e mekanizmave kontrollues për të mbikëqyrur milionat e qeverive, partive e individëve në kontrata milionëshe për lobim. Kontratat e lobimit janë kryesisht të përqendruara në përmirësimin e imazhit të partive politike e jo vetëm, por edhe për mundësinë që të takohen me zyrtarë të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vende të tjera me ndikim.

Të fundit

OBSH e konfimon, ja sa persona kanë vdekur që nga nisja e konfliktit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë...

Lindjet në nivelin më të ulët historik, popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin...

Çiklizëm, edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë/ Pesë etapa në jug të vendit

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin që do të mbahet nga...

“Nuk e fsheh dot më”, Juli e pranon: Kam hyrë në BBV për të…

Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale. Këtë e...

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon që mediat, organizatat joqeveritare dhe...

Lajme të tjera

Web TV