Jo më vjedhje energjie! Balluku: Do të ketë task-forca kudo nga 1 tetori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se në kuadër të menaxhimit të krizës energjetike qeveria synon të ulë me 15% konsumin e energjisë për çdo ndërmarrje apo institucion shtetëror brenda një viti.

Sipas Ballukut ulja e konsumit për institucionet shtetërore përkthehet në ulje totale të konsumit të energjisë me 5% në vendin tonë për një vit.

Ministria e Energjisë tha se 1% ulje konsumi përkthehet ne 28 milionë euro kursim në vit. Për këtë arsye qeveria do të lehtësoje dhe do të ndihmojë bizneset që të pajisen me panele diellore, pasi rreth 30% e energjisë elektrike konsumohet për ngrohjen e ujit.

‘Jemi në 20% humbje energjie, ne synojmë ta ulim në 16%. Jemi në kohë krize dhe nuk duhet lejuar lidhja e paligjshme, prandaj task forca do të jetë në çdo vend. Por task forca do nisë nga institucionet. Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion. Targeti qe do i vendosim çdo institucioni nëpërmjet një Akti normativ është që të ulin me 15% konsumin mujor të energjisë.

Çmimet e ndërtimet e konfiskuara do jetë mbi një koeficient të rëndësishëm. Nëse e para blejnë ndërtimin nuk do jetë me çmimin që deklarohet pasi ka informalitet por do ketë një koeficient që do vendoset për metër katror. Nuk mund të blihet metri katror në qendër 1700 euro, sepse ne e dimë që çmimi i tregut nuk është aq.’- tha Balluku.

Të fundit

Çfarë ndikon në dashurinë tonë për matematikën?

Matematika është një nga ato lëndë shkollore që ose e do ose e urren: ndërsa rritesh, ke tendencë ta pëlqesh gjithnjë...

Afera “Partizanin”/ Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë dalin para gjykatës më 30 qershor

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel lidhur me çështjen e privatizimit të...

Protestat në Los Angeles/ Emigrantë me fëmijë të vegjël u mbajtën pa ujë e ushqim

Teksa agjentët federalë nxituan të arrestonin emigrantët në të gjithë Los Angeles, ata i mbyllën të ndaluarit, përfshirë familjet me fëmijë të vegjël, në një bodrum...

Udhëtimi i Vespuçit, si një Bildungsroman

Një dokumentar me katër episode në Rai rrëfen historinë Nga Francesca Pierleoni Të hysh "në zorrët e kësaj anijeje me vela, e cila është kthyer në...

Basha merr një fitore ndaj Ramës, ja çfarë vendosi gjykata pas 7 vitesh

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë e kishte paditur...

Lajme të tjera

Web TV