Erdhi nga Serbia, kapet në Rinas gazetari që ndiqet penalisht në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Një gazetar turk Ahmet Emhre Olur, është arrestuar ditën e sotme sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit.

Turku ka udhëtuar nga Dubai në drejtim të Serbisë dhe nga Serbia ka mbërritur në Shqipëri.

Por teksa ka shkuar në sportelin e verifikimit të pasaportave, Ahmet Emhre Olur, është shoqëruar në orën 02:00 të natës, duke u verifikuar për qëllime dëbimi në Turqi.

Në Turqi gazetari Olur mësohet se ndiqet penalisht për shkak të qëndrimeve të tij editorial, kundër qeverisjes së presidentit Erdogan.

Turku vijon të mbahet i shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Rinasit, ndërsa shefi i policisë Përparim Dema, deri në këto momente ka refuzuar në mënyrë permanente të marrë dorëzim kërkesën për azil politik, të Ahmet Emhre Olur.

Policia pretendon se Olur ka një leje qëndrimi dy vjeçare dhe kësaj leje i ka përfunduar afati. E për pasojë turku duhet të dëbohet në drejtim të shtetit të origjinës.

Ndërsa familjarët dhe mbrojtësit e tij ligjorë, pretendojnë se gazetari Olur ka mbërritur nga Serbia, me qëllimin për të qëndruar 1 javë në Shqipëri dhe larguar sërisht në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Autoritet Shqiptare të policisë dhe Drejtorisë së Migracionit, deri në këto momente nuk kanë pranuar të protokollojnë zyrtarisht kërkesën për azil të gazetarit turk, ndërsa pritet që në ditët në vijim mund të merret një vendimi dëbimi drejt Turqisë, ku Olur, ndiqet penalisht.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV