Moderatorja e njohur flet për planet për fëmijë: E dashuroj idenë për 5 sekonda, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Fjoralba Ponari ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar detaje rreth jetës së saj.

Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Fjoralbën nëse ka plane për fëmijë. Teksa e ka ripostuar pyetjen, moderatorja është përgjigjur duke shkruar se e dashuron si ide, por jo për shumë kohë. Kjo pasi “shëndeti i saj mendor” dhe anagzhimet i thonë “Jo.”

“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo”, shkruan Fjoralba.

Fjoralba Ponari tregohet tepër private për jetën e saj sentimentale dhe për lidhjen me partnerin e saj, i cili nuk është person publik.

Pavarësisht se ndodh rrallë, Fjoralba poston foto me Françeskon, partnerin e saj.

Më herët ajo ka treguar se atij nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, si natyrë introverte dhe për këtë arsye ajo nuk shfaqet shpesh me të në publik.

“Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka treguar moderatorja disa kohë më parë.

Të fundit

1914 – Drejt katastrofës: Serbia i shpall luftë Gjermanisë, Austria i shpall luftë Rusisë

Më 6 gusht 1914, rrjeta e aleancave politike dhe ushtarake në Evropë filloi të shpërbëhej në një zinxhir shpalljesh...

Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së...

Mashtronin njerëzit për t’u marrë para, WhatsApp fshin miliona llogari

WhatsApp ka fshirë mbi 6,8 milionë llogari mashtruese në gjysmën e parë të vitit, ka deklaruar kompania mëmë, Meta. Shumë prej tyre lidheshin me qendrat e mashtrimit...

Presidenti i Republikës Sërpska humbet mandatin. Krahina boshnjake drejt zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bosnjë-Hercegovinës vendosi të mërkurën unanimisht që t’i revokojë mandatin presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Vendimi vjen pasi Gjykata...

Jashari përfundon pjesën e parë të vizitave mjekësore, pas firmës do të dalë në stërvitje

Ardon Jashari ka përfunduar pjesën e parë të vizitave mjekësore, e cila është një parakusht për nënshkrimin e kontratës së tij me Milanin. Mesfushori me origjinë shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV