Shpërtheu në lot gjatë homazheve, komentuesit ‘sulmojnë’ Beckham: E bëri për vëmendje

Ish-futbollisti David Beckham akuzohet se ka marrë pjesë në homazhet e Mbretëreshës për ‘ekspozim’.

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në Westminster Abbey për të respektuar Mbretëreshën Elizabeth II, mes tyre edhe disa fytyra të famshme.

Në radhët e të pranishmëve ishte edhe ish-futbollisti anglez David Beckham, i cili u pushtua dukshëm nga emocionet kur pa arkivolin e Mbretëreshës.

47-vjeçari thuhet se kishte refuzuar të qëndronte në radhët e para pranë familjes mbretërore, duke zgjedhur të vendosej në radhë me të tjerët duke pritur për më shumë se 12 orë për momentin e tij për të thënë lamtumirë.

Ish-ylli i BBC Breakfast, Dan Walker lavdëroi ish-kapitenin e Anglisë duke postuar në Twitter: “Veprim i duhur, David Beckham. 12 orë plus për të bërë nderimet e tij.” Mirëpo për disa komentues ky gjest i ish-futbollistit nuk është bërë për asgjë tjetër veçse për të marrë vëmendje.

“Duhej të tregonte fytyrën e tij, apo jo, ndonjë shans për t’u ekspozuar”, shkruante një komentues.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Dan Walker-it, i cili ka reaguar: “Ai ka qenë atje që nga ora 2 e mëngjesit. Nëse do të dëshironte titujt e lajmeve, do të dilte shëtitje.”

David mori një OBE (Urdhri i Perandorisë Britanike) për shërbimet e tij ndaj futbollit nga mbretëresha në vitin 2003.