‘Të buzëqeshur dhe shumë miqësisht’, Erdogan dhe Putin shfaqen krah njëri-tjetrit (Video)

Dy presidentët, ai i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe i Rusisë, Vladimir Putin janë parë shumë miqësisht në hollin e korridorit në Samitin e 22-të të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili përfundoi dje në Uzbekistan.

Siç duket në videon e publikuar, ata janë parë duke qëndruar krah njëri-tjetrit duke folur të buzëqeshur.

Presidenti turk, sipas mediave greke, ka mbajtur qëndrimin e tij për luftën në Ukrainë, duke thënë se duhet të përfundojë përmes kanaleve diplomatike, por mesa duket ky qëndrim i tij nuk ka ndikuar në marrëdhënien që ai ka me Putin, i cili është shkaktari kryesor i asaj që po ndodh prej më shumë se 200 ditësh në Kievin zyrtar.