Dendias merr shembull Ramën dhe ironizon Turqinë: Përkrahës i perspektivës europiane!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika” dhe me epiqendër kryesisht marrëdhëniet greko-turke, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i pyetur për turneun e fundit Ballkanik të presidentit Erdogan dhe nëse është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Turqisë në rajon, është përgjigjur se ekziston shqetësimi të cilin ai e ka shprehur edhe me homologët e BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, për ndikimin jo vetëm të Turqisë. por edhe të fuqive  të tjera të cilat duke shfrytëzuar lidhjet historike, ekonomike dhe fetare përpiqen të depërtojnë në rajon.

“Vërtet që Serbia dhe Turqia për shembull kanë marrëdhënia të mira, por edhe Athina me Beogradin ruajnë një nivel shumë të mirë lidhjesh dhe të mos harrojmë” është shprehur ai, duke shtuar se shumica e shteteve në rajon kanë zgjedhur integrimin evropian si qëllim strategjik të tyre.

“Më lejoni t’ju jap një shembull: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e njoh mirë, mban marrëdhënie të përzemërta me presidentin turk. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë të jetë një nga përkrahësit më të rëndësishëm të perspektivës europiane të vendit të tij. Një perspektivë e cila do të thotë se Shqipëria do të tjetërsojë plotësisht një kod parimesh dhe vlerash në kundërshtim me riekzaminimin kritik të historisë (revizionizmin).  Europa është e ardhmja e Ballkanit dhe jo rindërtimi i Perandorisë Osmane”, tha Dendias.

Dendias ka shprehur kënaqësinë e tij për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,ndërsa ka folur edhe për të drejtën e Greqisë të zbatojë zgjerimin e ujërave të saj territoriale me 12 milje edhe në zona të tjera, përveç atyre në kufij me Shqipërinë.

Lexo edhe :  Kryeparlamentari turk dënon nga Tirana sulmet në Siri: Izraeli nuk njeh asnjë rregull

“Në janar 2021, pata nderin t’i propozoja Kuvendit të Greqisë, në emër të qeverisë, projektligjin për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon, deri në Kepin e Tenaros, në 12 milje detare. Ky është një projektligj me rëndësi historike, pasi për herë të parë që nga viti 1947, Parlamentit iu kërkua të votohej për rritjen e zonës së sovranitetit kombëtar, duke ushtruar një të drejtë sovrane që rrjedh nga Konventa e OKB-së  mbi Ligjin e Detit.

Sipas nenit 1, paragrafi 2 i këtij ligji, vendi ynë shpreh qartë se rezervon privilegjin për të ushtruar këtë të drejtë përkatëse në rajonet e tjera të territorit. Prandaj shtrirja e ujërave territoriale në 12 milje detare përbën një privilegj të patjetërsueshëm që buron nga e Drejta Ndërkombëtare dhe që vendi ynë do ta ushtrojë në çdo vend  dhe në çdo kohë që do të zgjedhë, me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare”. theksoi ai.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV