“Vetëm Amerika po përfiton”/ Lukashenko paralajmëron: Bota është në prag të një lufte…

epa09769786 Belarusian President Alexander Lukashenko (L) and Russian President Vladimir Putin (R) shake hands during a joint press conference following their talks at the Kremlin in Moscow, Russia, 18 February 2022. Belarusian President is on a working visit to Moscow. EPA-EFE/SERGEY GUNEEV / SPUTNIK / KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se bota ndodhet në prag të luftës bërthamore.

Në një komunikim për mediat , Lukashenko fajësoi Uashingtonin për situatën konfliktuale në të cilën ndodhet bota sot, duke shtuar se SHBA-të janë i vetmi vend që përfitojnë.

“Uashingtoni është përfshirë në të gjitha konfliktet e rëndësishme politike, por, në të njëjtën kohë, duket se injoron polemikat e brendshme që tashmë po kthehen në një konflikt civil”, tha Lukashenko.

Më tej ai shtoi: Amerika është i vetmi vend që përfiton nga ajo që po ndodh këtu; ata mund t’i tregojnë Evropës vendin e saj dhe të eliminojnë rivalët me një lëvizje. Sot është Ukraina, nesër mund të jetë Moldavia, ose shtetet baltike, ose Polonia ose Rumania.

Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, njerëzimi është gjetur në prag të një konflikti bërthamor. Në gjithë këtë çmenduri, ne do të duhet të dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë si vend, gatishmërinë tonë për të dhënë një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave gjeopolitike të shekullit të 21-të”.