Vangjeli: Berisha s’do ta kalojë dot Adriatikun, Basha rikthehet, por jo si politikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Lorenc Vangjeli, Lulzim Basha u kthye edhe njëherë në vëmendje pa bërë asgjë. Duke diskutuar çështjen e lobimit rus në studion e “ABC Live”, analisti tha se paratë e përdorura për lobim në SHBA janë shqiptare, por të kaluara nëpërmjet kanaleve ruse.

Sipas Vangjelit, Basha u kthye në politikanin më radikal që cënoi edhe stabilitetin e vendit. Përgjegjës për këtë, analisti bën edhe Sali Berishën. Sipas tij në 2019, kur u dogjën mandate Basha dhe Berisha kishin si qëllim të shantazhonin SHBA-të.

“Ai djali i buzëqeshur u kthye në politikanin më radikal. U kthye në njeriun që rrezikoi deri diku stabilitetin e vendit. Nuk është thënë ende çfarë ka ndodhur. Bëhet fjalë për lobimin e tij, për një gjysmë milioni që janë shkuar për lobim në 2017.

Këtë agjendë ruse, jam i sigurt që nuk ka para të tilla. Këtë agjendë ruse më shumë se kushdo tjetër e ka çuar përpara Lulzim Basha. Në 2019 nxori opozitën nga Parlamenti duke goditur sistemin në themelin e tij.

Basha dhe Berisha e bënë sepse luajtën në bixhoz fatin e tyre. Ata nuk tentuan, nuk u interesonte rrëzimi i qeverisjes, ata po shantazhonin SHBA për të destabilizuar vendin. Ky është në krim”, tha ai.

Përveç non gratës në SHBA dhe Britani, sipas Vangjelit, Berisha rrezikon të goditet edhe nga BE. Analisti tha se ish-kryeministri nuk do të ketë mundësi të kalojë Adriatikun.

“A e kalon dot kanalin e Otrantos apo bregun tjetër të Adriatikut? Dje e kaloi me internet. Besoj se nuk do të ketë not që do ta lejojë atë të kalojë anën tjetër të Adriatikut, qoftë edhe në Bari”, u shpeh ai.

Lexo edhe :  Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Nga ana tjetër, sipas analistit, Basha do të rikthehet, por jo si politikan.

“Basha do të rikthehet sërish por si anektodë. Unë them se ai duhet të kishte ikur, jo për atë që bëri në shtator. Duhet të kishte ikur sepse humbi në prill”, tha ai.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV